Llotaria Amerikane/ Kush do të përzgjidhet, për 50 mijë vizat

Llotaria Amerikane“Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës”

Nga dita e sotme çdo shqiptarë mund të kontrolloj nëse është fitues me llotarinë amerikane. Ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV-2016 nëpërmjet Kontrollit të Statusit tё tё Regjistruarve (Entrant Status Check) në faqen e internetit E-DV ëëë.dvlottery.state.gov duke filluar nga 5 maji 2015, deri më 30 qershor 2016. Ruajeni numrin tuaj të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2016. (Informacioni rreth statusit për lotarinë e vitit të kaluar, DV-2015, është në dispozicion në internet nga 1 maji 2013, deri në 30 qershor 2014.) Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjgedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë. Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një “arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara OSE përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi edukimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës ose çertifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë. Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë.

 

Vizat

 Për DV-2016 janё nё dispozicion 50.000 viza DV. Pёr shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrime do të përzgjidhen për tё siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhur fillimisht. Të gjitha regjistrimeve tё marra nga secili rajon do u caktohet një numër individual dhe nё përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar, etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 5 maji 2015 në faqen e internetit të E-DV-së ëëë.dvlottery.state.gov.

Share it :