Bushati shpërthen në Kuvend, u bën thirrje socialistëve: Mos e votoni koncesionarin e ri që synon të privatizojë Portin e Durrësit…

Deputeti socialist Ditmir Bushati ka folur me tone të ashpra në Kuvend teksa i ka bërë thirrje socialistëve që të mos e votojnë  koncesionarin e ri që synon të privatizojë Portin e Durrësit.

Bushati theksoi se ky ligj që synon privatimin e Porto Romanos me taksat e popullit, është futur në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, larg syve të publikut.

Ai tha se PS nuk ka asnjë tagër të burgosë gjeneratat e ardhshme, duke i bërë thirrje që të mos bëhen si kundërshtarët e tyre politikë.

“Po miratohet kontratat e një koncesionari të ri ne Porto Romano pa garë. Nuk duhet ta votojmë këtë kontratë sepse ne jemi PS dhe nuk kemi asnjë tagër të burgosim të ardhmen e gjeneratës së re. Sot jetojmë në kapatilizëm dhe çdokush duhet të dijë se çfarë ndodh në vijën bregdetare.

Portit të hidrokarbureve po tentojnë t’i ndryshojnë projektin. Unë besoj tek idealet e qendrës së majtë dhe nuk kemi pse t’ia marrin Portit të Durrësit dhe t’ia japim privatit. Nëse doni t’ia jepni privatit shpenzimet t’i paguajë privati. Unë kam respekt për kapitalin por ne duhet të ndahemi me oligarkinë.

Nuk duhet të bëhemi si PD dhe as pse t’i japim bonus presidentit që të dalë si garant i publikes. Ne kemi thënë se do i anulojmë koncesionet. Është momenti për të mos shkuar në një kapatilizëm grabitqar. Pse e keni futur në procedurë të përshpejtuar. Për 30 ditë”, tha Bushati.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :