Burrel, përfshihet nga flakët “Range Rover-i” në ecje, lëndohet edhe shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës në aksin rrugor Milot-Burrel, ku ka marrë edhe dëmtime drejtuesi i mjetit gjatë tentativës për të shuar zjarrin.

 

 

Policia tha se makina “Range Rover”  me drejtues shtetasin A.K, 32 vjeç, banues në Peshkopi kishte marrë flakë në vendin e quajtur “Kongrazhd”.

“Drejtuesi i automjetit në përpjekie për të shuar  flakët ka marrë dëmtime të lehta sipërfaqësore në njërën dorë. Shërbimet e policisë  e kanë transportuar në spitalin e Burrelit, për të marrë ndihmë mjeksore, ku pas marrjes së ndihmës së parë është larguar nga Spitali”, sqaron policia.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :