“Partia Demokratike ka publikuar dokumente që tregojnë lidhjen e Dzanazhvillit në Shqipëri me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliaj. PD akuzon se me këto dokumente Dzanazhvillit bënte pastrim parash në Shqipëri dhe qeveria e fsheh këtë fakt.
“Sa para ka marrë zonja në fjale nga Dzanashvili për të drejtën e përfaqësimit? A e ka denoncuar ajo tek drejtoria pastrimit të parave, të dhënat e transaksionit të dyshimtë që lidh Dzanashvillin me Mark Frrokun, ku 30% e aksioneve të kompanisë shiten 300 mijë euro, ndërsa 15% e aksioneve të së njëjtës kompani shiten me 1.8 milionë euro?”, shtron pyetjet deputeti demokrat Gerti Bogdani.




