Blushi i përgjigjet Ruçit: Flet si Tërmet Peçi

ben blushi gramoz ruci“Apeli që u bëj nga Lushnja kundërshtarëve tanë politikë është se ne nuk jemi për të debatuar me publicistë, por me politikanë”, tha një ditë më parë Gramoz Rruçi, kreu i Grupit Parlametar të PS- së.

Një ditë pas këtij qëndrimi që Kreu i Grupit Kuvendor të Socialsitëve, Gramoz Ruci adresoi nga Lushnja nuk vonoi dhe përgjigja e Deputetit Ben Blushi, kritik ndaj  programit të Rilindjes herë si politikan dhe herë si publicist.

“Flet si Tërmet Peçi”, tha sot Blushi.

Deputeti Blushi ka qënë mjaft kritik javët e fundit me programin që solli në pushtet të majtën, ku ka shigjetuar nga mbledhjet e selisë rozë dhe aulës së parlamentit, Kryeministrin Rama për reformat e tij dhe përzgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet vendore nën siglën e koalicionit të majtë.

Mësohet se edhe ne takimin e një ditë më parë të zhvilluar me dyer të mbyllura me përfaqësues të bazës socialsite në Lushnje, anëtarësia ka shprehur pakënaqësi për listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak.

Share it :