Tendencat e modës pranvere/vere 2014 janë dominuar nga ngjyrat blu dhe portokalli, tonalitete me shumë “karakter” për veshjet. Për sezonin e ngrohtë, firmat më të famshme të modës kanë vendosur të na japin disa ide me fantazi tradicionale dhe njëngjyrëshe. Fjala kyç është: ngjyra! Fantazitë shumëngjyrëshe dhe tonalitetet e ndezura në shumë gradime ngjyrash do të jenë të preferueshme. Veshjet janë krijuar duke sjellë shpirtin diellor dhe misterioz të ngjyrave blu dhe portokalli, të cilat nxjerrin në pah feminilitetin. Ngjyra e natës dhe ajo e diellit të perëndimit janë protagonistet e vërteta të tendencave të modës në pranverë/verë 2014. Ngjyrat sensuale të blusë dhe të portokallisë karakterizojnë veshjet dhe aksesorët, një miks ngjyrash intriguese. Fantazia e ngjyrave të ngrohta në stilin jungle dhe stampat frymëzuar nga pop-arti, influencojnë pasarelat e Dior, Prada, Prabal Gurung dhe Celine Paris. Një trend shumë cool për sezonin tjetër, madje as Dolce & Gabbana nuk ka ditur t’i rezistojë.





