Berisha: Troplinët i paguajnë 300 mln euro taksë Ramës që të mos kapet dr@gë në Portin e Durrësit!

Berisha: Troplinët i paguajnë 300 mln euro taksë Ramës që të mos kapet dr@gë në Portin e Durrësit!

Kryetari i PD Sali Berisha gjatë fjalës në tryezën e organizuar pasditen e sotme me temë “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, bëri një denoncim të fortë.

Berisha tha se, Troplinët i paguajnë 300 mln euro taksë Ramës që të mos kapet drogë në Portin e Durrësit

Berisha: Nuk ka kriminalizim më të madh në Europë dhe në botë me kriminalizimin që ka pësuar administrata shtetërore e narkoshtetit të Shqipërisë. Pse e gjithë kjo? Sepse në qoftë se i marrim në analizë, Shqipëria është eksportuesi numër një i kanabisit në Europë. E thotë OKB-ja. Me çfarë lidhet kjo? Me një emër.

Lidhet me Edi Ramën, i cili në mbledhjet e Këshillit të Ministrave e paraqiti atë si një politikë zyrtare mbledhjen e kanabisit me motivin se droga është para. Çfarë ndodhi më tutje? U kalua nga kanabisi tek kokaina.

Sot, klanet shqiptare të kokainës, kartelet shqiptare, janë absolutisht ndër më të fuqishmet në botë. Janë transportuesit numër një të kokainës nga Amerika Latine në Evropë dhe po shkojnë drejt Afrikës dhe kontinenteve të tjera. Tre ditë më parë, mediat shqiptare njoftuan se i famshmi Giuseppe Grillo i thoshte Bartolo Bruzetit se na shkatërruan shqiptarët.

Dy bosë kryesorë, njëri i veriut, tjetri i jugut të Italisë, në telefon për kokainën dhe i thoshte Grillo: na shkatërruan shqiptarët. Si i shkatërruan shqiptarët? Ua them unë. Shqiptarët shkuan si manarë të Ndranghetës në Amerikën Latine dhe atje prishën pazaret.

Në qoftë se Ndrangheta i paguante me 30%, këta filluan me 50 me 50 me prodhuesit dhe në këtë mënyrë këta shtinë në dorë sasi më të mëdha të kanabisit. Prandaj thotë Grillo, na shkatërruan shqiptarët.

Por nuk mjaftojnë këto që të bëheshin kaq të fuqishme kartelet e drogës. Jo. Kartelet e drogës kanë Shqipërinë në plan të dorës. Porti i Durrësit dhe çdo port i Shqipërisë dominohet totalisht nga kartelet e drogës. Ka të dhëna që kërkojnë hetim që flasin se karteli i Troplinit i paguan taksë Edi Ramës 300 milionë euro në vit për përdorim të lirë të portit të Durrësit, ku prej pesë vitesh nuk është kapur më një kilogram kokainë.

Port i lirë për kokainën dhe drogën. Është kjo? Jo, s’është vetëm kjo. Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri që bënë shkarkimin e të gjitha të dhënave të TIMS-it, komplet, dhe që i eksportuan thonin, jo mo, nuk i eksportuan në Qipro, në Qipro po je po mundet, po i eksportuan në Durrës, në Shkozet. Dhe tani, cilido që hyn dhe del, klani i Troplinit, qoftë vendas, qoftë i huaj, e ka totalisht nën kontroll. Dhe kjo lidhet me Edi Ramën. Kjo lidhet me Edi Ramën. Kjo është, ishte politikë dhe është politikë.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.