Berisha: Tre ministra kërkuan program përgjimi, qeveria do kontrollin e jetës së shqiptarëve

Sali BerishaIsh-kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare se tre ministra të qeverisë Rama kanë qenë në kontakt me një kompani ndërkombëtare për t’i blerë asaj program përgjimi.

Duke iu referuar zbulimit të Wikiliks që fliste për negociata të zyrtarëve të shtetit shqiptar me një kompani për të blerë program përgjimi ndaj kompjuterëve dhe telefonave, Berisha tha se kjo tregon përpjekjen e qeverisë për të vënë në kontroll jetën e shqiptarëve.

“Jam këtu për të denoncuar përpjekjen e paskrupullt për të vënë shoqërinë në përgjim. Prej 10 ditë shoqëria shqiptare është e thellësisht tronditur. Qeveria shqiptare me 3 ministra të saj është vendosur në kontakt me një kompani “Hacker Ti” për t’i blerë asaj programin e hartimit. Sigurisht prokuroria dhe SHISH ka të drejtë të kërkojë programin në përputhje me ligjin. Por që të kërkojë edhe Haxhinasto edhe Kodheli edhe Saimir Tahiri. ky është një përgjim partiak. Hajde të marrim dy kopje. Kjo do të thotë të marrim dy kopje, të përgjojë LSI-ja, të përgjojë dhe Partia “Siciliste”. Absolutisht sepse…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Share it :