Berisha: Transfertat e Vlora Hysenit janë bërë për llogari të Edi Ramës për lobingje dhe punë të zeza
Marian Geci: SPAK ka zgjeruar hetimet ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke përfshirë dyshime për pastrim parash. A mendoni se siguria kombëtare e Shqipërisë është vënë në rrezik nga emërimet politike në institucionet e inteligjencës? Si mund të ndihet i sigurt një qytetar kur dëgjon për dyshime të tilla në institucionin që duhet të garantojë pikërisht sigurinë e vendit?
Sali Berisha: Marian, e ke shumë të drejtë shqetësimin. Institucioni i sigurisë është shndërruar në një institucion të dominuar nga Rama, kartelet e drogës, Troplini, Gysi etj.
Por unë për transfertat e Vlora Hysenit kam një mendim: Transfertat nëpërmjet shefit të shërbimit nuk mund t’i bëjë kush tjetër kurrë përveç kryeministrit.
Dhe unë garantoj shqiptarët se ato transferta janë të Edi Ramës, të përcjella në destinacionin që ai ka dashur me kanalin më të sigurt, shefin e shërbimit.
Kështu që në të vërtetë ky është keqpërdorimi ekstrem i radhës i shefit të shërbimit për lobingje dhe punë të zeza nga Edi Rama




