Berisha: Tani veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës!

Gjatë fjalës për mbështetësit e shumtë të mbledhur në selinë e PD, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, veprimi tani është kryefjala e Sali Berishës.

Më pas, ai ka falënderuar gjykatësen që mori vendimin, pasi sipas tij nderoi ligjin, si dhe miqtë e tij, në Shqipëri dhe kudo në botë.

“Këtë vit unë kam thyer rekord për numër fjalimesh. Plot 330 të tilla.

Tani veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës!

Por, ka ende disa mesazhe të rëndësishme, që sot dua te ju them shqiptarëve.

Së pari dua të falënderoj çdo shqiptar.

Dua të falënderoj familjen time, e cila mori një dozë të madhe të kësaj sakrifice. Të betejës sonë për shpëtimin e Shqipërisë.

Dua të falënderoj me mirënjohje të pakufishme ata qindra e mijëra gra, burra, të rinj, të reja, të moshuar që me qëndresën e tyre të pamposhtur të përnatshme, me fjalimet e tyre shndërruan rrugicën e ngushtë të banesës time ne bulevard shprese për shqiptarët. Keni qenë frymëzimi im.

Kauza e drejtë nuk humbet kurrë!

Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, të gjithë demokratët, opozitarët që me mosbindjen e tyre civile, e bënë Shqipërinë në kushtet më te vështira te narkodiktatures me opozitën më të fuqishme që ajo ka pasur ndonjëherë.

Dua të falënderoj çdo shqiptar. Ata në Shqipëri. Ata në Kosovë. Dhe ata në diasporë.

Sepse pa të gjithë ju, pa mbështetjen tuaj, pa qëndresën tuaj, kjo ditë, kjo fitore, nuk do ishte e mundur!

Një mirënjohje të thellë kam për miqtë e mi dhe miqtë e Shqipërisë në rajon, në Europë, në SHBA dhe në botë për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në mbrojtje të Sali Berishës, Partisë Demokratike dhe kauzës tonë të drejtë.

Gjithashtu sot falënderoj me mirënjohje CDI dhe EPP, udhëheqjen e këtyre organizatave dhe të partive anëtare për rezolutat e tyre historike në mbështetje të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare dhe denoncimin e narkodiktaturës në Shqipëri.

Falënderoj gjykatësen, e cila nderoi ligjin, nderoi moralin e ligjit dhe të Kushtetutës.

Uroj që ligji dhe morali të udhëheqë çdo punonjës të shtetit shqiptar”, tha Berisha.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.