Berisha: Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që i bëri Evropës!
Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Krujë, tha se, Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që i bëri Evropës.
Berisha theksoi se, pa luftërat e tij, osmanët do kishin hyrë me kohë në zemër të saj, tha lideri i opozitës shqiptare.
Berisha: Miq, janë shkruar mijëra vepra, por figura e Skënderbeut meriton mijëra të tjera, meriton çdo nderim, meriton çdo vepër.
Ndaj dhe për ne, sot këtu kremtojmë pavdekësinë e tij.
Skënderbeu për 25 vite zhvilloi 25 beteja. Si askush tjetër i fitoi ato.
Betejat e tij janë një kryevepër e artit ushtarak që edhe sot studiohen në akademitë ushtarake më serioze të botës.
Skënderbeu ishte dhe është habia e shekujve se si një njeri, me pak njerëz, pa mbështetje, i qëndroi perandorisë më të madhe të kohërave.
I qëndroi dhe e mundi atë me 25 beteja.
Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që i bëri Evropës.
Burra të shquar e kanë njohur atë, kontributin e tij si të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Evropës nga Perandoria Osmane.
E vërteta është se pa luftërat e tij, osmanët do kishin hyrë me kohë në zemër të Evropës.
Ndaj dhe e kanë quajtur Atleti i Krishtit, Papa e ka quajtur. Shpata e Krishterimit.
Mbrojtësi kryesor i qytetërimit perëndimor dhe krishterimit




