Policia italiane e qytetit të Barit ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin “Iliria” i cili ka çuar në arrestimin e 8 personave, 3 shqiptarë e 5 italianë të akuzuar për trafik droge, armësh e muncione nga Shqipëria drejt Italisë përmes detit.
Operacioni “Iliria” ka çuar në sekuestrimin e 1.218 kg marijuanë, 20 kg përzierës droge, 4.5 kg tritolo, 1,143 kg heroina e kokainë, një armë AK-47 “Kalashnikov”, 170 plumba e 47 kalsula detonatorë.
Për këtë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Në një status në prifilin e tij “Facebook” ai shkruan se Shqipëria është shëndërruar në një “Trafikistan” të patronuar nga shteti.
Ky është stausi i plotë:
Te dashur miq, nga bregu tjeter i Adriatikut nga gazetet dhe rrjetet kryesore televizive vijne lajme te perditshme klamoroze per Shqiprine, lajme qe bejne fjale jo per kilograme por tonelata droge, per trafik armesh ne sasira te frikshme dhe trafiqe sklleverish te seksit. Mjeteve detare te trafiqeve tani ju eshte shtuar nje flotilje e tere kaçatorresh, prodhimi i te cileve eshte dyfishuar muajt e fundit.
Kjo gjendje trafiqesh kriminale intensive nga Shqipria ne Itali nuk ka ekzistuar kurre ndonjehere me pare. Ky megatrafik i patronuar nga shteti, ka shnderruar Shqiperine ne nje Trafikistan apo Kolumbi te Europes, qe se bashku me largimin masiv te shqiptareve nga Shqiperia, perben dhe suksesin me spektakolar te qeverise se Edvin Shullazit si organizate e vertet kriminale! sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/604106643083580/?type=3&theater




