Berisha: Roni Yeffet alias Edi Rama shtriu duart në aeroportin e Vlorës, paratë shkuan te hipodromi privat i Agasit

Berisha: Roni Yeffet alias Edi Rama shtriu duart në aeroportin e Vlorës, paratë shkuan te hipodromi privat i Agasit

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka hedhur akuza të tjera ndaj qeverisë dhe biznesmenit Roni Yeffet, duke pretenduar se ky i fundit ka tentuar të shtrijë ndikimin e tij edhe në projektin e aeroportit të Vlorës.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ndryshimet në strukturat përkatëse janë bërë me firmën e Belinda Ballukut.

Kreu i PD-së akuzoi gjithashtu se paratë e taksapaguesve shqiptarë kanë përfunduar në hipodromin privat të Ergys Agasit, për të cilin pretendoi se duhej të ishte konfiskuar.

Berisha: Në komitet tani është Ermal Balluku apo Ermal Raketa. Të gjitha këto ndryshime qëdo i dëgjoni janë bërë me firmën e Lubi Ballukut.

Por Roni Yeffet alias Edi Rama ka duart e tij të zeza.

Ka dashur të shtrijë duart e tij të zeza në aeroportin e Vlorës.

Ka marrë hipodromin e Ergys Agasit.

Paratë e taksapaguesve tanë shkojnë në hipodrome private, i cili duhej të ishte i konfiskuar.

Por problemi është se njëlloj si verën, që kushtonte 33 mijë euro shishja dhe i përkiste Edi Ramës, edhe hipodromi nuk mund të konfiskohej pavarësisht se Agasi është në burg.

Jo, duhej ta merrte në pronësi Yeffeti, që e ka hipizmin së bashku me Arjetën si një sport engledisës.

Yeffet kontrollonte kokë e këmbë Lubi Ballukun, të gjitha firmat.

Share it :