Shqipëria 2026! I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

Shqipëria 2026! I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

I gjithë qyteti i Elbasanit ka mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin kryesor të ujësjellësit.

Sipas njoftimit të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan, defekti është konstatuar pranë Parkut Rinia, duke shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në të gjitha lagjet e qytetit.

Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Autoritetet parashikojnë që furnizimi me ujë të rikthehet gjatë orëve të mbrëmjes.

Share it :