Berisha-Ramës: Nëse nuk ta mban të vish në gjykatë, të sfidoj të dalim në studion televizive

Berisha-Ramës: Nëse nuk ta mban të vish në gjykatë, të sfidoj të dalim në studion televizive

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në protestën kombëtare, u shpreh se e pret një përballje me Ramën në gjykatë, por nëse atij nuk ja mban, atëherë përballja të ndodhë në një studio televizive.

Nga kjo tribunë u them shqiptarëve se do keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit. Dhe këtu para jush i them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit dhe merr manovra siç more në rastin e Lubisë dhe vetes tënde, se frikacak si ti nuk ka, të sfidoj edhe në një formë mëshirë, zgjidh studion televizive, zgjidh puthadorët e tu dhe hajde në debat t’u faktojmë shqiptarëve me fakte dhe dokumente se çfarë hajduti i pangopur je!

Berisha: Ndaj dhe në këto kushte krejt të ndryshme, ndër më të vështirat, më duhet të pohoj që ne, opozita shqiptare, kemi bërë dhe po bëjmë sakrifica të shumëfishta dhe të mëdha.

Ndoshta më të mëdha se çdo opozitë tjetër në Europë për të mbrojtur interesin publik, lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Ne do qëndrojmë të pamposhtur në këtë mbrojtje.

Atyre që për të sulmuar opozitën dhe për të mbrojtur krimin, narkodiktaturën, vjedhjet e saj, iu them se nuk duhet të harroni se u nis një sulm ndaj nesh me qëllim për të na asgjësuar, për të na fshirë nga harta politike e Shqipërisë.

Dhe kjo vetëm e vetëm se ne në opozitë, në sakrifica, në dhunë, në terror, nuk mund të pranonim kurrë shkrirjen me qeverinë e krimit, nuk mund të pranonim kurrë të jemi fasadë opozitë.

Ndaj dhe ja ku jam këtu për t’u thënë shqiptarëve se do qëndrojmë të pamposhtur në mbrojtjen e kauzës tonë.

Do jemi avoketër të interesit qytetar.

Avoketër të interesit kombëtar.

U tentua me gjykata të na konfiskohej partia, por me betejë dhe sakrifica ne e morëm atë.

Na izoluan ndërkombëtarisht me lobime korruptive të mafies ndërkombëtare dhe mashtrime, por sot ne kemi mbështetjen më të gjerë se kurrë ndonjëherë të miqve tanë në botë me 7 rezoluta në vetëm 14 muaj nga partitë kryesore që drejtojnë botën, që denoncojnë në këto rezoluta narkoshtetin e Edi Ramës, burgosjet politike, përqendrimin e të gjitha pushteteve, arrestimin e liderëve të opozitës.

Sot, jo vetëm nuk paraqiti për Sali Berishën pas kaq vitesh një provë, një fakt të vetëm, por ju e dëgjuat më së fundmi ai u thirr të ulet në sallën e gjykatës ballë për ballë për firmat e tij.

Nga kjo tribunë u them shqiptarëve se do keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit.

Dhe këtu para jush i them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit dhe merr manovra siç more në rastin e Lubisë dhe vetes tënde, se frikacak si ti nuk ka, të sfidoj edhe në një formë mëshirë, zgjidh studion televizive, zgjidh puthadorët e tu dhe hajde në debat t’u faktojmë shqiptarëve me fakte dhe dokumente se çfarë hajduti i pangopur je.

Dhe jo vetëm kaq, por çfarë ligësie shekspiriane mbart ti në qenien tënde.

Edi Rama, koha jote e zezë për shqiptarët ka marrë fund.

Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen, jep dorëheqjen!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :