Berisha: Ramën e mbron vetëm mafia, shqiptarët po blejnë jashtë për shkak të kostos së lartë të jetesës!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka ashpërsuar akuzat ndaj Ramës, duke deklaruar se ai mbrohet vetëm nga mafia, ndërsa sipas tij qytetarët shqiptarë po detyrohen të bëjnë pazaret në vendet fqinje për shkak të kostos së lartë të jetesës në vend.
Gjatë fjalës para qytetarëve, Berisha theksoi se, Shqipëria ka paga të ulëta dhe çmime të larta, duke e cilësuar vendin si një nga më të shtrenjtët për të jetuar në raport me të ardhurat.
Berisha: Edi Rama kërkoi mbrojtje në Dibër, në një kohë kur Dibra është boshatisur si kurrë në historinë e saj.
Jo vetëm Dibra, por pothuajse e gjithë Shqipëria rurale është bërë si pothuajse e paqenë.
Është vendosur në hapësirën e ekzistencës apo mosekzistencës së saj.
Sot, mijëra qytetarë nga Dibra, nga Korça, nga Tropoja, Kukësi, Shkodra, vrapojnë të blejnë naftën në vendet përreth.
Vrapojnë të bëjnë pazaret në vendet përreth sepse Shqipëria është vendi me rrogat më të ulëta dhe çmimet më të larta.
Është vendi i shndërruar në koston më të lartë të jetesës dhe të papërballueshme.
Atëherë kush mund ta mbrojë Edi Ramën sot? Askush.
Por Edi Ramën nuk e mbrojnë dot as socialistët.
E mbron vetëm mafia që ndan me ta krimin.
Dhe mos harroni se ajo parti është themeluar mbi krimin, ka vazhduar mbi krimin dhe sot është e pushtuar nga krimi.
Socialist të ndershëm që e mbron atë, nuk ka.
Qytetar të ndershëm që e mbron atë, nuk ka.
Shqiptar të ndershëm që i thotë vetës shqiptar dhe mbron atë, nuk ka.
Nuk ka pasur antishqiptar më të hapur pas Enver Hoxhës se Edi Rama.
Imagjinoni pak, cila ishte pozita e Beogradit në vitin 2013 dhe si e ndihmoi ky që dele të zezë të bëjë Prishtinën dhe të nxjerrë Beogradin si konstruktiv, shërbëtori i Vuçiçit.
Nuk e harrojnë shqiptarët këtë.
Nuk e harrojnë shqiptarët kurrë shpalljen e veriut të Kosovës si tokë e askujt.
Nuk harrojnë shqiptarët kurrë projektin e shtrirjes së shtetit serb në Kosovë, të asociacionit që thotë ky.
Nuk harrojnë shqiptarët kurrë kërcënimin që i bëri me Vuçiçin dhe Putinin Kosovës se do përfundojnë në kohën e bronzit.
Nuk harrojnë shqiptarët kurrë zhdukjen e Kosovës nga harta e Ballkanit të Hapur dhe paraqitjen e saj si territori i Serbisë.
Nuk harrojnë shqiptarët kurrë sanksionet që vendosi ndaj qeverisë së Kosovës dhe Kosovës ky bastard vetëm për të zbatuar urdhrat e Beogradit.
Nuk harrojnë shqiptarët kurrë Ballkanin e Hapur që shkatërroi bujqësinë shqiptare dhe tregun shqiptar.




