Berisha: Rama po çon vendin drejt diktaturës

SaliiiiiiiiiiiiJetmir Olldashi

Shkrirja e Policisë bashkiake dhe kalimi nën juridiksionin e Ministrisë së brendshme është veprim antiligjor dhe diktatorial, është shprehur ish-kryeministri Berisha në një komunikim të tijin me publikun.

Lideri historik i së djathtës ka zgjedhur mënyrën e tij të preferuar për t’iu drejtuar publikut, duke akuzuar kreun e qeverisë se po e kthen vendin mbrapa në kohën e diktaturës.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan: ‘’Dje ne takimin e Edi Rames me të sapozgjedhurit e tij vendor, ai iu komunikoi atyre se, në perputhje me platformen e shtetit policor te tij “nje shtet nje polici”, do te shkrihet policia bashkiake dhe ata do te varen per cdo problem ne zbatimin e ligjit nga drejtori i policise se qarkut qe e emeron qeveria. Nje praktike e tille nuk ekziston ne asnje vend te lire por vetem ne regjimet policore, pra diktaturat…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

 

Share it :