Berisha: Padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken për shpifje publike

Ish-kryeministri sapo ka dalë në një konferencë për shtyp ku tha se i ka dhënë aprovimin avokatit të tij për të nisur një process gjyqësor në Paris kundër sekretarit amerikane të shtetit Blinken për shpifje publike. “Qysh kam filluar jetën time politike, qysh kur kam prekur rrogën time të parë në shtet, e deri në ditën e stome nuk ka njeri në Shqipëri e në botë të më thotë se unë jam përfshirë në ndonjë aferë korruptive. Prandaj kam marrë një avokat francez që të ngrenë nga Sekretarit të Shtetit një padi publike për të për shpifje.

Ai mund të pretendojë së sipas rregullave si Sekretar Shteti përfiton imunitet, por një gjë e tillë është gënjeshtër. Ai si Sekretar është i mbrojtur nga imuniteti kur kryer sakte normale, por kur bëhet autor i një montazhi politik për të më dëmtuar mua, kjo nuk futet në funksionet e tij.

Sekreti Blinken është bërë autori i një montazhi politik për të dëmtuar mua, kjo nuk futet në funksionet e tij. Asnjë qeveri, cila do qoftë ajo nuk mund të ketë funksion shpifjen e përbaltjen. Sipas avokatit tim, me të cilin jam konsultuar, ai nuk është i mbrojtur me imunitet, prandaj do ta padis në Gjykatën e Parisit.

Ky vendim ka ardhur si i paparashikuar në jetën time, se kam qenë një admirues i vendit të lirisë, por çështja e dinjitetit është çështja më thelbësore e njeriut. Nëse preket dinjiteti dhe nderi, zhvlerësohet njeriu për familjen dhe komunitetin ku jeton. Unë kam qenë president e kryeministër, dhe kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli. Sot jam qytetar privat dhe përgjigjem për dinjitetin tim.”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :