‘Fushata e Bashës është një fushatë e individualizuar e liderit, ashtu siç ka arritur në dy vjet të konturojë opozitarizmin e tij ndryshe nga opozitarizmi i Berishës. Mendoj se është përqëndruar në dy aspekte, denoncime dhe premtime’.
Kjo është deklarata e fortë e liderit historik të PD-së, Sali Berisha, në një konferencë të mbajtur për mediat. Njeriu që drejtoi për 25 vjet Partinë Demokratike bëri me dije se ai nuk e kritikon Bashën për këtë fakt. ‘Ndoshta dhe unë do të doja që opozita e Bashës të ishte kjo që është’.
Me humbjen e zgjedhjeve të 23 qershorit Berisha dha dorëheqjen dhe u tërhoq nga të gjitha rolet në Partinë Demokratike. Ai qëndroi jashtë garës për kreun e ri të PD-së dhe zgjedhjen e strukturave të reja në të gjitha degët e partisë më të madhe të opozitës.
Për më tepër lexoni nesër në gazetën “Standard” në print.




