Berisha: Ne nuk kemi betejë me gazetarët, por me pronarët mafiozë të fjalës së lirë, që marrin favore nga Rama
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës së tij se beteja e opozitës nuk është me gazetarët, por me pronarët mafiozë të mediave, që marrin favore dhe para nga Edi Rama.
Ai denoncoi mënyrën se si këta pronarë përdorin fuqinë e medias për të fshehur krimet dhe korrupsionin e qeverisë. Berisha theksoi se Partia Demokratike do të mbrojë lirinë e mediave dhe do të diskreditojë çdo individ që përfiton nga përçarja dhe manipulimi i opinionit publik. Sipas tij, mashtrimet dhe censura e këtyre pronarëve kanë krijuar tek qytetarët një mosbesim të thellë ndaj institucioneve.
Ai nënvizoi se opozita do të veprojë me durim dhe vendosmëri për të mbrojtur interesin publik dhe për të denoncuar çdo abuzim. Beteja ndaj këtyre strukturave, tha Berisha, është thelbësore për ruajtjen e lirisë dhe transparencës në vend.
Fjala e tij:
Ka dhe detyra dhe për ne, pa diskutim. Dhe ne e themi këtu, ne do i zbatojmë këto.
Çfarë rekomandohet për opozitën, opozita do i qëndrojë fuqishëm dhe do bëjmë gjithçka për të përmbushur detyrimet tona ndaj, ndaj vendit tonë dhe ndaj procesit të integrimit.
Liria e mediave.
Sulmet ndaj gazetarëve. Mizogjenia e Edi Ramës. Të gjitha janë këtu. Tani, dënon fuqishëm thotë, armiqësinë kundër gazetarëve dhe profesionistëve të mediave të pavarura.
Të dashur miq, këtu duhet të ndalemi një moment.
Në traditën më të keqe të dizinformimit, të mashtrimit, të trillimit, çfarë ka ndodhur këto ditë? Reagimeve të mia ndaj mafies së fjalës së lirë, e cila absolutisht është për mua një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme. Cilido që mendon se unë kam qoftë dhe minimumin e minimumit në këtë qëndrim nga sulmet që më bëhen, gabon rëndë.
Sali Berisha është ndër themeluesit e fjalës dhe shtypit të lirë në këtë vend me Partinë Demokratike. Por, në mënyrën më të pamohueshme, është krijuar një mafie e fjalës së lirë nga pronarë të cilët për favoret që marrin nga Edi Rama, për dhjetëra e dhjetëra milionë që urdhërohen t’ju jepen nga tenderat, siç kanë provuar dokumentet gjyqësore.
Për titujt e investitorëve strategjikë, siç kanë provuar dokumente zyrtare. Për mijëra e mijëra metër tokë në mes të Tiranës me 1 euro, dhe që bëjnë nga mëngjesi gjer në darkë censurën, korruptojnë gjuhën, fshehin krimet e qeverisë. Këta janë denoncuar dhe do denoncohen.
Por një gjë, gjerë sot unë me emër janë shumë të paktë gazetarë apo analistë që kam sulmuar. Ata po. Ata janë pjesë e mafies.
Imagjinoni një moment.
Unë flas për Fanen, reagojnë se fola për gazetarët. Jo, unë nuk kam folur për gazetarët. Nuk më tregon dot njeri mua për të folur për atë që duhet. Po nuk flas kundër bindjeve të mia.
Se ato që ka bërë Fania, i ka bërë ai vetë direkt. I ka bërë direkt me urdhër të Edi Ramës, se do që të përmirësojë.
Po të ishin gazetarë, them, janë gazetarët përgjegjës. Nuk janë. Dhe nuk kam sulmuar. Pronarët mafiozë të përgatiten mirë. Kjo është një betejë që, kjo është një betejë në emër të interesit publik.
A mund të pranohen për analizë, më thoni ju mua, një njeri i inkriminuar, i dënuar disa herë nga gjyqet, Idajet Beqiri. A ndodh kund? Më pyesni ju mua. A ndodh kundër në botë?
A mund të pranohet para analist Kreshnik Spahiu? Një bastard i cili në raporte ndërkombëtare kërkonte 300.000 euro për transferimin e gjykatësit. Raporte zyrtare. Dhe që tret paratë e vjedhura në Gjermani.
Ç’lidhje ka ai me analizën? Ai duhet të jetë në burg. Ai e ka vendin në burg.
A mund të pranohet si analist një shpifarak si Arben Meçe, që del pallati digjet, mezi shpëtuan banorët, del dhe mashtron qytetarët. Çfarë analistësh, çfarë analistësh janë këta? Më na thoni pak.
Si mund të pranohet analist Sokol Balla? Sokol Balluku, i cili, të cilit, mbi të cilin rëndojnë dhjetëra milionë euro transaksione. Ky qenka analist? Dhe këta do ta përdorin etiketën e gazetarit për t’u mbrojtur?
Jo. Këta janë mafiozë. Dhe këta do të diskreditohen çdo ditë nga Partia Demokratike dhe nga anëtarët e saj. Kjo i ndihmon mediat. Po pse shkojnë? Ja u japin pronarët po. Po nuk ka gazetarë që do të ulet me një njeri të dënuar për falsifikim, për çdo lloj vepre si Idajet Beqiri.
Çdo gazetar e ka turp të ulet. Kur i thotë pronari, do ulesh me të se vetëm ky shans i duhet. Cili është gazetari që do të ulet me Kreshnik Spahiun? Të gjithë e dinë që është një hajdut me çizme. Pra, beteja jonë vazhdon.
Beteja jonë vazhdon, se këta me korruptimin e gjuhës, me mashtrimet që bëjnë, këta kanë krijuar tek qytetarët një shkallë mosbesimi ekstrem. Këta maskojnë të vërtetat, mohojnë të vërtetat.
Mirëpo mos harroni një gjë. Ata që janë marrë me gjuhën, filozofët më të mëdhenj, çfarë thotë, Wittgenstein? ‘Gjuha ime është bota ime’. Tek fjala pra.
Tjetri thotë, kur fjala humbet kuptimin, individi humbet lirinë. Shiko pra sa të rrezikshëm janë këta për një shoqëri.
Ne duhet të luftojmë. Ne nuk bëjmë betejë me gazetarët e ndershëm, përkundrazi i kemi mbrojtur, do t’i mbrojmë. Por ne me këto standarde s’pajtohemi kurrë. Ta kemi shumë të qartë. Dhe ne do punojmë me durim.
E patë ju si kërcyen dhe krahasonin mua tani me Edi Ramën.
Edi Rama një mizogjen, që e merr gazetaren për, për dhe e nxjerr jashtë vetëm se guxon t’i bëjë pyetje. Pra, megjithatë, këtu duhet të jemi të kujdesshëm shumë.
Nuk kemi betejë me gazetarët, kemi pa diskutim me pronarët të cilët ushqehen me paratë e taksapaguesve për t’i mashtruar taksapaguesit. Ushqehen me paratë e taksapaguesve për të shpifur për opozitën, për të sulmuar opozitën, sepse duan një Shqipëri pa opozitë. Me këta kemi dhe do të kemi punë dhe është një betejë jashtëzakonisht frymëzuese.




