Berisha: Nafta dhe integrimi janë dy çështjet që u interesojnë shqiptarëve!
Berisha: Sot, dy janë çështjet më themelore që u interesojnë qytetarëve shqiptarë, nafta dhe integrimi europian.
Integrimin evropian ju e mbyllët, dërgoni poshtë e përpjetë të deleguar të diskredituar, të cilët jo që nuk u zgjidhin ju punë, por përkundrazi neverisin të gjithë ata që i takojnë.
E bazoni në telefonata hektike të një njeriu që uroj që të mos i marrë më në telefon, që i kap dhe nuk i lëshon në telefon.
Por ky nuk është procesi i integrimit.
Procesi i integrimit është për momentin heqja menjëherë e imunitetit të Lubi Ballukut dhe dërgimi i saj atje ku kërkon Spaku.
Është paraqitja para Skapit e Linda Ramës, arkitektes së vërtetë të kopshtit privat të Edi Ramës.
Ju mund të gjeni prokurorë që fsheh dokumentet dhe e përjashton Lindën, po, por problemi është se dosja është në të gjithë Europën.
Dosja e AKSHI-t dhe e Lubisë janë dosje evropiane dhe botërore.
Ju mund të hiqni kë të doni dhe të vini kë të doni, por dosjet janë aty.
Ju e morët vesh çfarë deklaroi komisionerja dje.
Përgëzoi Malin e Zi që filloi hartimin e traktatit dhe vazhdoi me një frazë pa cituar Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, vetëkuptohej Shqipëria, mbetet në themelet e këtij procesi.
Ndaj dhe nuk ke ndërmend, por të paktën ne u themi shqiptarëve se parlamenti është jashtë problematikës tuaj.
Po nafta? 150 lekë shitet në Maqedoni sepse Maqedonia mori masa të tjera pas rritjes së çmimit.
Dhe kjo shitet për të gjithë qytetarët. Për fermerët shitet shumë më lirë.
E keni shndërruar në një ndëshkim për shqiptarët.
A mundet parlamenti të kapërcejë këtë çështje?
Mos harroni një gjë se qëndrimet që mbajnë dhe u bëjnë fajtorë, jeni krim në vazhdim, jeni krim në bashkëpunim.
Po, po, u garantoj unë ju.
Nesër Edi Rama paditet si mashtrues publik!




