Berisha: Muri i patriarkalitetit është dhunuesi më i madh i lirive! Pa fuqizimin e grave dhe vajzave nuk ka demokraci të vërtetë!

Berisha: Muri i patriarkalitetit është dhunuesi më i madh i lirive! Pa fuqizimin e grave dhe vajzave nuk ka demokraci të vërtetë!
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, muri i patriarkalitetit është dhunuesi më i madh i lirive! Ai tha se, pa fuqizimin e grave dhe vajzave nuk ka demokraci të vërtetë.

Berisha: Partia Demokratike e konsideron dhe e ka konsideruar gjithmonë jetike, një betejë të pandërprerë me murin e patriarkalitetit. Duhet të jemi të vetëdijshëm se muri i patriarkalitetit është dhunuesi më kryesor i lirive dhe të drejtave njerëzore, aq sa liritë dhe të drejtat e grave, janë liri dhe të drejta njerëzore.

Ne kemi në programin tonë, në qeveri, bëmë gjithçka për të ngushtuar në maksimum barazinë në financat e vajzave dhe grave me burrat dhe arritëm, arritëm që nga 36% që ishte kjo diferencë, zbritëm në 17 e ca përqind, përafërsisht në mesataren e Bashkimit Europian. Po ky është vetëm një tregues. Dhe ne sigurisht i përmbahemi, sepse ajo ka rëndësinë e vet.

Ne duhet dhe zotohemi këtu për një rol shumë më të madh të vajzave dhe grave në organizimin dhe drejtimin e Partisë Demokratike dhe të qeverisjes së saj të ardhshme. Në këtë kuadër, shpreh kënaqësinë se këtë vit në procesin zgjedhor në parti, numri i kryetarëve të degëve është pakrahasimisht më i madh dhe procesi është në vazhdim, por është më i madh se asnjëherë tjetër.

Dhe unë dua t’i përshëndes me këtë rast të gjitha ato zonja që morën përsipër kurajon për të kandiduar dhe fituan në drejtimin e degëve, disa prej tyre dhe degëve më të mëdha të vendit. Është ky një zhvillim shumë pozitiv për Partinë Demokratike. Sikundër, ne jemi në një proces zgjedhor tani të organeve drejtuese, të forumeve drejtuese të partisë. Ju siguroj se normat e përcaktuara do të tejkalohen, do të respektohen dhe tejkalohen.

Dhe kjo në radhë të parë, jo për shkak të normës, por për shkak të meritave tuaja të padiskutueshme që ju keni në dhe kontributeve të çmuara që ju keni dhënë dhe i jepni në Partinë Demokratike. Jam i bindur se me zgjerimin e hapësirës për vajzat dhe gratë në parti është një, është një nga rrugët më të sigurta të ripërtëritjes dhe të gjallërimit të partisë.

Por ne jemi demokratë dhe duhet të kuptojmë se përfaqësimi, problemi i përfaqësimit të grave dhe vajzave në politikë, në rastin konkret në udhëheqjen e Partisë Demokratike, në parlament, në të gjitha dhe nesër në qeveri, ka të bëjë me legjitimitetin, me vetë legjitimitetin e forumeve drejtuese të partisë, me legjitimitetin e përfaqësuesve të popullit në parlament dhe në qeveri.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :