Berisha: Ligji i konfliktit të interesit po shkelet, BE kërkon hetim të investimeve strategjike dhe forcim të SPAK-ut

Berisha: Ligji i konfliktit të interesit po shkelet, BE kërkon hetim të investimeve strategjike dhe forcim të SPAK-ut

Kreu i PD-së, u shpreh gjatë fjalës së tij se raporti i institucioneve europiane ngre shqetësime serioze për shkeljen e ligjit të konfliktit të interesit në Shqipëri.

Ai theksoi se dokumenti kërkon hetim më të thelluar për investimet strategjike dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre. Sipas Berishës, në raport evidentohen sektorë me risk të lartë korrupsioni, si prokurimet publike dhe koncesionet.

Berisha deklaroi se përgjegjësitë për këtë situatë bien mbi qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. Gjithashtu, Berisha vuri në dukje se raporti kërkon forcimin e pavarësisë dhe kapaciteteve të SPAK.

Ai shtoi se opozita do të mbështesë çdo masë që synon luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e shtetit ligjor.

Fjala e tij:

Tani, jemi këtu, është e domosdoshme që ne qëndrimin ndaj këtij ligji në çdo sektor ku jemi, ta kemi një përparësi absolute. në çdo sektor. Po, këta ndajnë para.

Lubia, çfarë i thonë atij, Abazin, me dhëndrin, e të tjerë me radhë. Xhafa me vajzën. A ka ky shtet, a ka ky vend, a kanë këta qytetarë një mbrojtje nga pushtetarët? Vajza e Xhafës na merr park fotovoltaik. Po ky është vetëm një. Kështu janë të gjithë këta.
Këta ndajnë pasurinë njëri me tjetrin. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë një, se pse e bën? Se e bën Rama. Se e bën Rama vetë. Ky është ligji. Ligji i korrupsionit dhe faktori më kryesor i përhapjes së korrupsionit është shkelmimi i ligjit të konfliktit të interesit.
Ai ligj mbron qytetarët. Por Rama, po thjeshtra, arrin gjerë aty, se jemi këtu, thjeshtrën, njëherë i thotë vajza e familjes dhe flet për të. Dhe në ligj është absolutisht vajzë e familjes. Sepse ligji thotë, fëmijët ose fëmijët e partnerëve. E ka shumë të qartë ligji. Thjeshtra, vite të tëra, asnjë deklaratë në ILDKP. Asnjë deklaratë.
Dhe kur shkojnë thonë, i thonë, jo thotë, nuk është familja ajo. Kur ti, a ka ligj apo jo këtu? Dhe ky është ligji i konfliktit të interesit. Ligji i konfliktit të interesit përcakton rrethin e njerëzve të konfliktit të interesit. Jo thotë, thjeshtra nuk është këtu, kur s’i leverdis.
Pra, mirëpo ky, dhe ne duhet, duhet të merremi gjatë me këtë, se ky është frymëzuesi i të gjitha akteve korruptive në Shqipëri.
Thamë për imunitetin, shpreh mirënjohje dhe i falënderoj pasi kanë bërë diagnozë të shkëlqyer. Kanë përcaktuar faktorët e hajrit të rrezikut të lartë në Shqipëri. Kush janë? Prokurimet publike dhe koncesionet. Këtu janë.
Fondet publike dhe koncesionet.
Ndërtimi dhe urbanistika Rama Rroko me Adelajdën. Kanë bërë diagnozë të shkëlqyer. Pra që të gjitha çojnë tek Rama. Natyrisht larja e parave dhe trafiqet e drogës janë një shqetësim shumë i madh, për parlamentin Europian, janë një shqetësim shumë i madh për partnerët tanë kudo, ndaj dhe raporti ka përcaktimet e tij shumë të fuqishme lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, larjes së parave.
Investimet e huaja.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, Parlamenti, Komisioni Evropian kërkon listën. se e dinë që Edi Rama ja u ka dhënë mafiozëve këto investime strategjike. Kërkon listën e investimeve strategjike. I kanë bërë autopsi.
Misioni fact finding. Dhe lista e investimeve strategjike kërkon anulimin përveç të tjerave të amendamenteve të vitit 2024. Kërkon shqyrtim, rishqyrtim të tyre. Pra, jemi në një analizë të shkëlqyer të gjendjes, udhëkryqit shumë të rrezikshëm të vendit.
Kërkon pavarësinë e SPAK-ut, dhe burime të përshtatshme, zgjerimit të kapaciteteve hetimore dhe mosminimin e punës së tij. Ja ku jemi këtu, të deklarojmë publikisht se në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë shans që ne të marrim një votim apo një bashkëpunim me Edi Ramën për të dobësuar veprimtarinë apo për të ndryshuar ligjet për organet e drejtësisë. Jo.
Ato mund të kenë ndonjë problem, por ky e ka me qëllime tërësisht për t’i dëmtuar ato dhe veprimtarinë e tyre dhe kjo s’do pranohet në asnjë mënyrë nga Partia Demokratike.
Do të denoncohet, përkundrazi. Do bëjmë gjithçka që dyert, që puna e tyre të mos pengohet. Shteti të ketë ndarjen e pushteteve. Jo të gjitha pushtetet në duart e një e një kreu të organizatës kriminale që ka vendosur si moral të regjimit të tij, moralin e etëreve të tij.
Kërkon t’ju të respektohet pavarësia e gjyqësorit. Jo t’i diktohet si t’i dikton ky. Në fakt, në çdo rresht, po ta përkthesh në shqip, këtu lexohet Rama dhe Lubia, Lubia dhe Rama.
E vërteta është. Mbetet pak për të tjerët.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :