Berisha: Do ngremë agjenci të posaçme për konfiskimin e pasurive të krimit, me bashkëpunim të Policisë, SHISH dhe partnerëve ndërkombëtarë

Berisha: Do ngremë agjenci të posaçme për konfiskimin e pasurive të krimit, me bashkëpunim të Policisë, SHISH dhe partnerëve ndërkombëtarë

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në tryezën me temë “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, tha se, do ngremë agjenci të posaçme për konfiskimin e pasurive të krimit, me bashkëpunim të Policisë, SHISH dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Berisha: Ju e morët vesh superskandalin e fundit me Diellën, e cila nuk ka qoftë dhe një element të vetëm të urtësisë artificiale, qoftë dhe një element të vetëm. Nuk është gjetur, këtu do të flasin specialistët se e kanë. Pra, shikoni ku jetojmë.

Një emergjencë e të gjitha emergjencave. Por ju garantoj se Partia Demokratike ka një platformë për t’u dhënë një përgjigje me dorë të hekurt dhe zero tolerancë. Përparësi e çdo përparësie për ne do të jetë siguria e jetës, e pronës, e veprimtarisë, e të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Dhe ne me programin tonë, kam bindjen më të madhe se do rikthejmë Shqipërinë, do rikthejmë në Shqipëri shtetin ligjor.

Do presim me gërshërët e çelikta të ligjit, të gjitha lidhjet e krimit me pushtetin. Do godasim me forcën më të rreptë të ligjit krimin, cilido qoftë ai. Me një agjenci të veçantë do hetojmë, do konfiskojmë të gjitha pasuritë e krimit. Do pastrojmë institucionet nga krimi.

Një gjë duhet ta kemi të qartë. Edhe sot pavarësisht nga shkallë shumë e lartë e inkriminimit, absolutisht në Policinë e Shtetit, përsëri ka trima, guximtarë, burra dhe gra që duan të bëjnë ligjin. Dhe unë kam besim të plotë se në qoftë se do të çliroheshin nga banditët që i komandojnë, që ndërrojnë njëri mbas tjetrit, sepse ja u caktojnë, një herë i caktojnë Tropinët, herën tjetër e caktojnë Çelajn, drejtorin e policisë, dhe që dekonspirojnë çdo operacion.

Nicola Grattieri, një nga prokurorët më të famshëm të antimafias italiane, do të thoshte se: Shqipëria është më keq se narkoshtet, sepse nuk mund të punohet. të tradhëtojnë, të shesin. I japin të dhëna. 250 e sa mandate të paarrestuar, asnjë bos nuk u arrestua, po s’u arrestuan jashtë. Po s’të arrestuan policitë jashtë, Shqipëria harroje.

Ata kanë filluar të mos shkojnë më jashtë, kanë filluar të rrinë në Shqipëri tani. Dhe ju luten që mos t’i lënë këtu, të mos bëjnë mandate se ata nuk largohen. Se jashtë i kapin, këtu s’i kap kush. Kjo është e vërteta. Po kjo do marrë fund. Zero tolerancë!

Një veting i plotë i të gjitha institucioneve të zbatimit të ligjit, policisë, shërbimit inteligjent, i cili edhe ai nuk qëndron më. Përkundrazi, segmente të tëra bashkëpunojnë me krimin dhe do rivendosim si prioritet absolut sigurinë e jetës, veprimtarisë të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, të shoqërisë shqiptare, do qëndrojmë fuqishëm kundër terrorizmit.

Do vendosim lidhjet më solide, më luajale me të gjitha agjencitë ndërkombëtare të Euvropës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, në goditjen përfundimtare dhe në rivendosjen përfundimtare të sigurisë dhe rendit në Shqipëri.
Faleminderit!

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.