Berisha: Diaspora pritet t’i bashkohet revoltës rinore, i bëj thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste

Berisha: Diaspora pritet t’i bashkohet revoltës rinore, i bëj thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi deklaroi se, ‘diaspora pritet t’i bashkohet revoltës rinore’. ‘I bëj thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste’, tha kreu i opozitës.
Berisha: Sot nga mbarë Evropa, mijëra dhe mijëra shqiptarë nga diaspora pritet t’iu bashkohen protestës, revoltës së gjimnazistëve dhe studentëve të Tiranës.

Jam këtu për të bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kryeqytetit që të bashkohen me këtë protestë, me këtë revoltë të një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e këtij vendi.

Gjimnazistët dhe studentët po protestojnë në një revoltë të paparë, me një trimëri të jashtëzakonshme.

Tirana dhe Shqipëria nuk ka parë vajza dhe djem trima si ata, të cilët siç keni parë të gjithë, përballen dhëmb për dhëmb pa iu shkrepur syri me narkobanditë me uniformë, me narkobanditë të droguar, me kriminelë vrasës me pagesë dhe kanë fituar një simpati të madhe në mbarë shqiptarët.

Por kanë fituar një simpati të madhe në mbarë botën

Share it :