Zgjedhjet në Serbi, Çeno: Vuçiç ka luftuar deri në fund me forma të ligjshme e të paligjshme për të ruajtur pushtetin
Gjatë një bisede ne studion e emisionit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv, Enri Çeno Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, duke komentuar situatën në Serbi tha se partia e Vuçiçit ka luftuar deri në momentin e fundit me të gjitha format, qoftë me forma të ligjshme apo të paligjshme për të ruajtur pushtetin.
Flavio Qarri: Çfarë ndodhi vërtet me Aleksandër Vuçiç. A arriti ai të negocionte një humbje të butë, një dalje elegante nga skena, apo është ende si gozhda e varur e Nastradinit, ende ne lojë?
Enri Çeno: Për të thënë të drejtën, partia e Vuçiçit është pjesë e Partive Popullore Evropiane, atje ku aderojmë edhe ne si Parti Demokratike. Ne jemi në kontakte me zyrtare të kësaj partie, për të marrë një lloj informacioni se si po shkon fushata dhe si po shkon dita zgjedhore. Nga ana tjetër unë kam patur kontakt edhe me deputetë evropianë të cilët ishin të deleguar si vëzhgues në zgjedhjet në Serbi për të mbledhur një lloj informacioni. Nga ana e kampit të Vuçiçit duke se ata po luftonin deri në momentin e fundit edhe me ndihmën e aparatit shtetëror që u kishte krijuar një lloj autokracie. Vuçiçi 14 vjet më parë e nisi si një i djathtë dhe përfundoi si një autokrat. Kjo tregon qartë që edhe në konceptin psikologjik dhe politik askush nuk duhet të qëndrojë në pushtet për një kohë të gjatë, pasi përfundimi është gjithmonë i njëjtë.
Nëse një i majtë në ideologjinë e tij e ka autokracinë pjesë të ADN, një i djathtë kur qëndron për një kohë të gjatë përfundon si një autokrat. Pra thënë këtë, partia e Vuçiçit ka luftuar deri ne momentin e fundit me të gjitha format, qoftë me forma të ligjshme apo të paligjshme për të ruajtur pushtetin. Por dallga e pakënaqësisë së qytetarëve e udhëhequr nga studentët dhe që ishin ata që protestuan çdo ditë por prodhuan një listë që u quajt listë studentore në fakt, por që në brendësi të saj kishte më tepër pedagogë, profesorë. Pra flitet për rreth 250 kandidatë, 160 ishin persona me doktoratura. Pra si të thuash është elita e akademisë së Serbisë që kandidonte përballë një autokracie dhe kjo dallgë ishte kaq e madhe sa asgjë nuk mund ta ndalonte para saj.
Nga dita e diele del një mesazh mjaft i qartë që edhe autokracitë munden me votë. Pra kemi rastin e Serbisë ditën e diele por edhe disa muaj me parë kemi rastin e Orbanit.
Flavio Qarri: Pra metoda e re është votimi
Enri Çeno: Sigurisht, qoftë në Serbi dhe Hungari rezulton që në qoftë se kanalizohet kjo energji kaq e madhe kjo pakënaqësi qytetare në një alternativë politike rezulton që mund të fitosh edhe me votë.




