Berisha: Besoj thellësisht se Luçiano Boçi fiton në Elbasan, kanditura më e shkëlqyer për atë bashki

Ne emisionin “Te paekspozuarit”, kreu i PD foli edhe per largimet nga PD.

Ylli Rakipi: U largua Grida Duma, e quajtët edhe Nora e Kelmendit. U largua edhe Alfred Rrushaj. Po krijohet ideja që PD është aq e mbaruar sa më mirë të punosh në Top Channel.

 

Sali Berisha: Këto janë vendime individuale. Preferoj të mos i komentoj vendimet e tyre. Vendimet individual.

 

Enton Abilekaj: Rrushaj përshembull u zhgënjye sepse nuk u bashkuat.

 

Sali Berisha: Nuk preferoj ti komentoj vendimet individuale.

 

Enton Abilekaj: Po vendimin e Bocit që nënkryetari i Pd, të futet në primare. Si e mendoni, që nënkryetari të futet për një bashki?

 

Sali Berisha: Është përkushtim i madh ndaj një qyteti të një rëndësie shumë të madhe si Elbasani. Boci është shumë i respektuar në Shqipëri dhe Elbasan.

 

Enton Abilekaj: Ju mendoni se mund ta fitoni Elbasanin?

 

Sali Berisha: Besoj thellësisht se është kandidatura më e shkëlqyer për atë qytet.

 

 

Share it :