Berisha-ambasadorit të BE: Cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij!

Berisha-ambasadorit të BE: Cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua ambasadorit të BE se, cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij.

“Çfarë ka sjellë kjo?

Kjo ka sjellë tretjen e kombit shqiptar para syve tanë.

Rënien e prodhimit.

Rënien e punësimit.

Largimin masiv të qytetarëve nga Shqipëria.

Shqipëria eksportues madhor i krimit në Europë dhe në botë.

Rrëmbimin e zgjedhjeve nga krimi.

Kjo është e vërteta për çdo shqiptar.

Në një kohë kur Shqipëria ka pasuri përrallore, më të pakrahasueshme me çdo lloj tjetër pasurie natyrore. Dhe çdo pasuri e ka. Nuk ka një vend të dytë të bekuar si Shqipëria që të ketë gjithë pasuritë.

Ne jemi të bekuar me ujë, me naftë, me çdo gjë.

Këto ditë një studiues serioz publikoi një studim të tij.

Çfarë gjeti?

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 118 përqind më të larta se në BE.

Po ky që jeton këtu me 300 euro, me 500 euro, pra ky shpenzon 18 përqind se sa po të ishte në Itali, Greqi apo ndonjë vend tjetër të BE.

E vërteta është se ne kemi qëndruar kundër narkoshtetit.

PD ka qëndruar.

Por duhet të them këtu se ky nuk zbriti nga qielli. Natyrisht që Edi Rama ishte promotor, por Edi Rama u mbështet dhe vazhdon të mbështetet për narkoshtetin e tij.

Vazhdon të mbështetet në një kohë kur nga Kakavija gjer në kufi me Plavën, Shqipëria u mboll me mijëra plantacione kanabis.

Ju kujtohet ju se si Donald Lu mblodhi 1500 policë në Pallatin e Kongreseve dhe u thotë: përgëzime të mëdha për luftën e jashtëzakonshme që i bëni drogës.

Unë e shihja se ajo ishte shkatërrimi i vendit.

E takova dhe i thashë, ambasador, kjo që bëre ti, është mbështetje për vendosjen në Shqipëri të narkoshtetit.

Jo, tha, ne nuk merremi me drogat e buta, merremi me drogat e forta.

Ashtu, i thashë unë, të them një gjë tjetër, gjatë 8 viteve në pushtet, agjencitë tuaja të zbatimit të ligjit bënin nga 10-15 mbledhje në vit me përfaqësuesit tanë për të parë se mmos ka kund burime të financimit të terrorizmit dhe unë isha shumë mirënjohës.

Tani që nja 200-300 shqiptarë luftojnë me ISIS për kauzën e gabuar, kalifi Al Bagdadi mund t’u thotë shkoni mbillni kanabis dhe na sillni paratë.

Çfarë ndodhi?

Trafikantët shqiptarë pushtuan Italinë dhe Europën me kanabis. U bënë një me Ndragetën dhe Kamorrën.

Në 18 muaj, autoritetet italiane kanë konfiskuar 830 skafe, kanë arrestuar, që zakonisht kapen 10 përqind, 720 skafistë.

Dhe ushtria e kanabistëve, bashkë me kumbarët e tyre, u vërsulën drejt Amerikës latine dhe kanë kapur sot majat.

Përsëri sot mbështetet.

Ju e keni dëgjuar reagimin e ambasadorit të BE, reagimin e fundit.

Unë duhet t;’u them ju dhe shqiptarëve se kundërshtitë e mia me këtë zotëri, sigurisht që kishin lidhje me ligjin që nuk mund ta pranoj kurrë, një ligj të cilin nuk e kanë pranuar 21 vende anëtare të BE.

Një ligj, të cilin Gjykata Kushtetuese franceze e ka hedhur poshtë në vitin 2016.

Një ligj, të cilin Gjykata Supreme e SHBA e hodhi poshtë para dy ditësh.

Një ligj, për të cilin Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg, ka shkruar se çështja e gjinisë është një çështje e vendeve anëtare dhe nuk buron nga e drejta e Bashkimit.

Dhe e morën dhe e vunë me urgjencën më të madhe.

Por unë pranoj, secili duhet të mbajë pikëpamjet që ka dhe të mbrojë atë që mendon.

Por atë me të cilën nuk bie dakord kurrë me të, është sepse ky zotëri së pari u thotë deputetëve të PD, dhe jo vetëm, se ai narkoshteti për të cilin flet Berisha, nuk e beson njeri as këtu as në Luksemburg.

Sigurisht se ti çon ato informacione, të cilat janë absolutisht të pavërteta, se narkoshteti është realiteti më dramatik, më tragjik i shqiptarëve.

Atëherë unë i drejtoj pyetjen: na thuaj pse ikën 1 milion e 99 mijë shqiptarë gjatë viteve në narkoshtetit?

Na thuaj çfarë janë këto kulla, të cilat vetëm 20 përqind i kanë nga bankat?

Na thuaj çfarë përfaqëson Adelajda Roko, motra e vëllezërve Roko, drejtoreshë e planifikimit dhe urbanistikës së përgjithshme, zëvendëse e Edi Ramës në këto funksione?

Na thuaj çfarë do të thotë ky kurs me 35 përqind, i rrëzuar përtokë?

Unë, zotërisë së tij dhe cilido që mohon narkoshtetin, i them me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij”, u shpreh Berisha.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news