Berisha: Altin Troplini do të paditet në SPAK për falsifikimet, shanset që ai të hetohet janë afër zeros!
Anila Hoxha, TCH: Zoti Berisha, këto fakte, sipas jush, të pretenduara sipas jush…
Sali Berisha: Jo jo të pretendura jo jo. Janë kështu, dokumente. Vendim gjyqësor, janë të gjitha siç janë këtu. Po, janë të marra nga dokumente zyrtare.
Anila Hoxha, TCH: A do t’i depozitoni në SPAK dhe a do kërkoni hetime, marrë parasysh faktin, marrë parasysh faktin që Altin Dumanit, ju i bëni një veting publik, ndërkohë që ai e ka kaluar procesin e vetingut.
Sali Berisha: Detyra ime si politikan është të bëj denoncimin publik, të mbroj interesin publik. Natyrisht, është dërguar dhe do dërgohet në SPAK, por shpresat që në këtë institucion të bëhet drejtësi ndaj njëri tjetrit janë afër zeros.
Nuk ka institucion tjetër në botë që të jetë në këtë shkallë absolute konflikti i interesi. Ju e dini që ligji parashikon, ligji përcakton që për prokurorët e SPAK-ut duhet të gjykojë prokuroria e Tiranës.
Por këta nëpërmjet një seri interpretimesh absolutisht në konflikt interesi, kanë marrë përsipër të gjykojnë vetë. Kështu që bëhet një veprim donkishotesk, megjithatë, unë ju them se para për atë do paraqiten, siç u paraqitën për Irena Gjokën, edhe për Troplinin do paraqiten paditë përkatëse.
Anila Hoxha, TCH: Edhe për Altim Dumanin ju do e kallëzoni? Jeni duke thënë do ta kallëzoni zotin Dumani?
Sali Berisha: Po sa thashë unë Troplini. Troplini dhe Dumani janë e njëjta gjë tani, më vjen keq që e vë në dyshim këtë punë. E ka marrë vesh gjithë Shqipëria që ky është avokati i Troplinëve, ndaj dhe quhet Altin Troplini.




