Belgjika eliminon Japoninë në 10 sekondat e fundit të shtesës

Belgjika ka arritur të kualifikohet në çerekfinale pasi ka përmbysur me rezultatin 3-2 japoninë në minutën e fundit të shtesës.

Japonia e befasoi Belgjikën me nisjen e pjesës së dytë të ndeshjesh, duke i shënuar dy gola të shpejtë, por belgët reaguan me të njëjtën mënyrë, duke rikthyer baraspeshën për 5 minuta.

Haraguchi dhe Inui ishin dy autorët e golave mjaft të shpejtë të japonezëve, ndërsa për Belgjikën shënuan Vertonghen dhe Fellaini.

Por kur të gjithë menduan se përfundoi gjithçka dhe ndeshja shkoi në shtesë, Chadli shënoi golin e kualifikimit për Belgjikën.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :