Bashkia e Tiranës ka fryrë administratën për t’i shërbyer partisë në pushtet/ Burimi: Duhet armatë evropiane për zgjedhjet

Analisti Genci Burimi e sheh të nevojshme vigjilenëcën për një proces të rregullt ligjot për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025, jo vetëm përmes qeverisë teknike, por edhe përmes asaj që i cilëson si ‘armata evropiane’.

I ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv, në një lidhje skype me emisionin, Burimi tha se zgjedhjet në Shqipëri janë një katastrofë e vërtetë, pasi qeveria në pushtet ka nisur të bëjë fushatë me paratë e shqiptarëve.Sipas Burimit, Bashkia e Tiranës është fryrë qëllimitsht me administratë, për t’i shërbyer jo vetëm pastrimit të parave por edhe fushatës së mazhorancës në pushtet.Duhet hanxhari për t’i prerë dorën çdokujt që vë dorën në zgjedhje, syri s’mjafton. Rama bën ende fushatë me paratë e shqiptarëve, dhe nuk ka asnjë gjobë. Beteja tani nis, sot për sot në Shqipëri zgjedhjet janë katastrofë. Sot zgjedhjet janë si të shkosh, cjapi të kasapi. Duhet jo vetëm qeveri teknike por edhe armatë evropiane, jo vetëm në kuptimin civil por edhe ushatrak të fjalës.

Ajo para e pisët qe blen votën, blen edhe median. Janë të lidhura. Në Shqipëri ka diçka për të bërë, thoshte mafia kalabreze. Për të pastruar para, kemi njerëz të afërt në bashki. Çfarë bën SPAK në Shqipëri kur Ndragheta pastron paratë në Shqipëri.

Bashkia e Tiranës ka kaluar nga 500 punonjës në 2 mijë punonjës. Një bashki merr para të pisët e shton nunmrin e punonjësve dhe punojnë për partinë në pushtet. Çfarë bën SPAK, nga ta kapësh këtë oktapod që ka kaq shumë koka. Është gjendje urgjence. Të paktën një person nuk kemi, në 12 vite në pushtet nga mazhoranca, asnjë i dënuar për korrupsion me zgjedhje.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :