Rrugët e fshatit Papër në Elbasan, janë amortizuar. Gropa të mbushura me ujë e baltë, kanë vështirësuar jetesën e banorëve, ndërsa këta të fundit shprehen se pushteti lokal i ka braktisur.
Sipas banorëve, pushteti lokal ka vite që e ka braktisur këtë fshat, ndërsa gjendja e infrastrukturës vjen duke u përkeqësuar.
Edhe në këtë fshat, kryetari bashkisë Gledian Llatja apo zyrtarë të tjerë lokalë janë shfaqur vetëm për gjatë fushatave elektorale.




