Basha pas takimit me Donald Lu: Rama e ka dituar se Roshi ishte i dënuar në Zvicër për drogë

Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me Donald Lu, në një deklaratë për gazetarët u ndal tek largimi i Elvis Rroshit. Sipas tij kjo nuk është një ditë për të fërkuar duart, por me largimin e Rroshit duhet të largohet edhe Rama si përgjegjës për situatën e krimit në vendimmarje. Basha tha se kryeministri e ka ditur që Rroshi ishte i dënuar në Zvicër për drogë, por e mbronte.

Basha: Efektet e këtij ligji kanë filluar të ndihen, sot Elvis Rroshi ka marrë nga ligji atë që ligji i rezervon atij dhe personave të tjerë të inkriminuar. Kjo është koha të kujtohemi se para se të vinim tek ky hap, Rroshi kishte mbështetjen e plotë të Ramës. Edhe kur Birn-i i kujtoi se ka dënim për trafik droge, edhe kur SHBA i kërkoi të mos poshtëronte popullin shqiptar. Rama pranoi të rrinte me Rroshin duke sfiduar popullin e Kavajës. Poshtëruesi i popullit shqiptar ka një emër, Edi Rama.

Rroshi ka një dënim në Zvicër për trafik droge, ai deklaroi që nuk i kujtohej dënimi. Tani i doli që i kujtohej se ku ishte dënuar. Rama e ka dituar se ishte i dënuar në Zvicër për drogë, duke iu thënë se i vetmi dënim është ky i Italisë. Nuk është e vërtetë, Edi Ramës i është kërkuar mos e kandidonte. Rama e ka mbushur me rekorde kriminale.

Ligji funksioni, Rroshi është prova e parë që ligji funksionoi. Ligji do të vazhdojë të nxjërrë në pah krimin më të madh.

Problemi nuk zgjidhet me largimin e Rroshit. Ky duhet të largohet, ky që i gënjen shqiptarët, ky që futi vendin në krizë. Largimi i Edi Ramës është zgjidhja, ai duhet të mbajë përgjegjësi për krimin në vendimmarrje. Zgjidhja ështgë largimi i Edi Ramës dhe shqiptarët e dinë se e keqja do të vazhdojë. Shqipëria më e mirë, pa Edi Ramën, me kanidatë të ndershëm. Ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe, nga inkriminimi i pushtetit me rekorde të tmerrshme kriminale. Sot është një fitore e një beteje, por lufta vazhdon, dersa Rama të largohet me votën e ndershëm të qytetarëve.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :