Basha: Ja tre skenarët që ka në shqyrtim opozita. Mes tyre edhe ..

Kreu demokrat Lulzim Basha shpalosi 3 skenarët të cilat po i shqyrton opozita në lidhje me Parlamentin. Basha tha se skenarët janë: vendosja e marrëdhënieve të kushtëzuara me Kuvendin, bojkoti afatgjatë dhe në fund djegia e mandateve të deputetëve.

Basha sqaroi se vendosja e një marrëdhënieje të kushtëzuar do të thotë që deri në vendosjen e kushtetueshmërisë, ne kemi kushtet tona.

“Bojkoti afatgjatë do të thotë se opozita nuk merre pjesë në punimet e Kuvendit, ndërsa djegia e mandateve të deputetëve është një vendim që mund të merret vetëm nga opozita e bashkuar, pasi nëse merret vetëm nga një parti, qoftë kjo edhe PD, atëherë nuk do të ketë asnjë rezultat. Secili nga këto skenarë ka anë avantazhet dhe disavantazhet e veta, ndaj dhe ne jemi në një proces që po i shqyrtojmë të gjithë skenarët”, tha Basha.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :