Basha i ‘ndërsen’ deputetëve që i kërkuan dorëheqjen, krerët e degëve: Në fushatë për të bërë foto

Humbja e zgjedhjeve të 6 marsit ka sjellë jo vetëm kërkesën e kryesisë për dorëheqjen e Bashës, por dhe përçarjen e vetë strukturave drejtuese të selisë blu.

Kanë qenë kryetarët e degëve që kanë reaguar kundër deputetëve, duke i akuzuar se ishin ata që kanë sjellë këtë rënie të votash.

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve të nisur rreth orës 17:30, kryetari i PD në Rrogozhinë, njëkohësisht dhe kandidati për kryetar të Bashkisë, akuzon Shtëpinë e Lirisë dhe socialistët se kanë shantazhuar dhe kanë blerë vota.

Por ndër të tjera ai i ka kërkuar Bashës tu kërkojë llogari parlamentarëve, pasi sipas tij në fushatë shkonin për të bërë foto.

Në takim nuk munguan as euforizmat, ku edhe pse selia blu u rendit e treta, deklarohet se u përballua një garë e pabarabartë.

Madje kryetari i kësaj force në Lezhë, Fran Frrokaj, i kërkon Bashës të harrojë dorëheqjen, pasi sipas tij pjesëmarrësit në sallë nuk janë për kryetarët që ikin e vijnë por janë për PD.

Madje edhe një herë ai ka kujtuar në sallë dhe vendimin e SHBA për shpalljen e Berishës non grata.

Ndërkaq vetë Basha në takim është shprehur për domosdoshmërinë e një analize të plotë dhe më pas në daljen e konkluzioneve për situatën, por edhe për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Gjithësesi ai ka nënvizuar se së pari përgjegjësia për daljen në vendin e tretë bie mbi të.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :