Bardhi: Veliaj duhet të ishte në burg bashkë më 5 vartësit e tij

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në fjalën e tij në protestën para bashkisë së Tiranës, u shpreh se kreu i bashksë, Erjon Veliaj duhet të ishte në burg së bashku me vartësit e tij

“Kjo është protestë e shoqërisë civile. Si deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, e kemi për detyrë të jemi në mbështetje të tyre. Zyrtarë të afërt me Velijan kanë guxuar të vjedhin. Veliaj do të duhej të ishte me 5 vartësit e tij në qeli dhe jo në zyrën e bashkisë. Ka shumë arsye për të protestuar. Ky nuk është një rast i shkëputur. Nëse hetoni, kjo është skemë e shtrirë në çdo bashki të vendit. Opozita, do të duhet t’i prijë qytetarëve për të bërë të mundur hetimet.”, tha Bardhi.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :