Rama jep dorëheqjen! Sot dita e 22-të e protestës, shqiptarët e gdhijnë para Kryeministrisë

Rama jep dorëheqjen! Sot dita e 22-të e protestës, shqiptarët e gdhijnë para Kryeministrisë

Protesta qytetare nuk ka gjumë, qindra qytetarë e gdhinë ditën nën kryeministrinë e rrethuar, ku kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.

Të ulur në bulevard, me flamuj kuqezi, veshje tradicionale, parulla e thirrje, ata qëndruan gjithë natën para godinës së ekzekutivit.

Një agim shprese mund të quhet mëngjesi i ditës së sotme (21 qershor), ku pas protestës historike të ditës së djeshme, protestuesit e kaluan natën përpara Kryeministrisë.

Kjo është nata e parë që protestuesit qëndrojnë në shesh që nga nisja e revoltave, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Të mbledhur në Bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit brohoritën slogane të ndryshme, mes tyre “Je i rrethuar, nuk ke ku të shpëtosh”, si edhe thirrje kundër qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.

Në protestë u dëgjuan gjithashtu parulla si “Rama në burg” dhe thirrje drejtuar SPAK-ut për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim dhe se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e kryeministrit.

Atmosfera në qendër të Tiranës mbeti e tensionuar, ndërsa forcat e rendit monitoruan situatën gjatë gjithë natës. Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për incidente të rënda.

Qytetarët janë ulur në Bulevardin ndërmjet Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, ndërsa thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg”, teksa nuk mungojnë as thirrjet në adresë të SPAK të tilla si “Arresto Ballukun”.

Revolta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës.

Share it :