Bardhi pyet Ramën: Çfarë të detyron që të bësh avokatin e të pandehurës së SPAK?

Bardhi pyet Ramën: Çfarë të detyron që të bësh avokatin e të pandehurës së SPAK?

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Ai pyeti Ramën se çfarë e detyron që të bënte avokatin e Ballukut, që është marrë e pandehur nga SPAK.

“Zoti kryetar i Kuvendit, më lejoni që të sjell në vëmendje se dënimet kolektive i kemi lënë pas në kohën e paraardhësve tuaj. S’ka gjë më etike se t’i kthesh kurrizin një njeriu të korruptuar, një njeri që u paraqit këtu jo si avokat i interesit publik, por avokat i vjedhjes së inceneratorëve, apo i kësaj afere të qeverisë. Ai nisi mbrojtjen se si ne duhet të bëjmë prokurorin ndaj Belinda Ballukut. Ne nuk e bëmë prokurorinë, por sollëm në vëmendje se çfarë ka thënë prokurori. Ne kemi cituar prokurorinë. Po ty çfarë të detyron që të vish në këtë faltore dhe të bësh avokatin e një të pandehure për vjedhje e fondeve publike, prej 50 mln euro. Shqiptarët presin rritje reale të pagave apo pensioneve.”, tha ai.
Kreu i grupit parlamentar të PD u ka kërkuar kolegëve socialistë që të reflektojnë dhe t’u vijë turp nga fëmijët e tyre për votën që do të japin për buxhetin.

Ai ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është tashmë vetëm figurant në qeveri dhe për çdo gjë duhet pyetur zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, e lidhur sipas tij me afera si tuneli i Llogarasë dhe ai i aeroportit të Vlorës.

Pjesë nga fjala e Bardhit:

T’ua freskoj edhe një herë kujtesën kolegëve të Partisë Socialiste, se ndoshta, edhe mund t’u vijë turp nga fëmijët e tyre, para se të lexojnë fjalimin që u ka kërkuar partia.
Ja, çfarë thuhet mes të tjerash në mesazhin që kompania turke i dërgon Belinda Ballukut disa javë përpara hapjes së tenderit të dytë për tunelin dhe që mjeshtrja e tenderave ia dërgon bashkëpunëtorit të saj.

“Kjo është një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë. Si përfaqësuesit tanë në Shqipëri, ashtu edhe avokatët tanë në Shqipëri, po vazhdojnë punën dhe negociatat në lidhje me tenderin. Në selinë tonë në Ankara, inxhinierët tanë po përfundojnë dokumentacionin për tenderin dhe po vazhdojnë studimet e kostove. Përveç kësaj, më 18 Gusht, (pra 3 javë para hapjes së tenderit) menaxherët e shoqërisë dhe inxhinierët tanë nga Turqia do të vijnë në Shqipëri për të parë trasenë dhe vendin ku do të ndërtohet tuneli, si dhe për të finalizuar detajet. Si shoqëri, ne do të jemi plotësisht gati për tenderin e Tunelit të Llogarasë përpara datës së tenderit.”

Pflegekraft verrät ihren Anti-Leck-Trick (ohne Einwegprodukte)
Zeitschrift Schönheit
Sponsored Links
A është Tuneli i Llogarasë rast i izoluar i abuzimit me fondet publike, që as Edi Rama, as Belinda Balluku nuk i prodhojnë vetë, por janë mundi dhe djersa e punës së 2 milionë shqiptarëve?!

Do ta kisha votuar edhe vetë këtë buxhet, po të kishte qenë kështu, por, fatkeqësisht për vendin, nuk është!

Pak ditë më parë denoncova të njëjtën skemë korrupsioni. Këtë herë me koncesionin 60 milionë euro të “Portit të Integruar” në Vlorë, të cilit ia kanë dhënë një pensionisti që punon për njërin prej oligarkëve të Ramës. Ju të PS-së e kujtoni të gjithë puthjen e kryeministrit tuaj me Salillarin disa vjet më parë. Tani, ju takon ju, që përpara se të lexoni fjalimet me rritje e progres, t’u thoni votuesve se kush është pronari i vërtetë i koncesionit 60 milionë euro në Triport. Sepse një pensionist, pa asnjë kualifikim, nuk mund të jetë.

Këtë informacion mund t’ia kërkoni shumë mirë edhe të pandehurës suaj të preferuar Belinda Ballukut.

Madje, të njëjtën të pandehur mund të pyesni edhe për skemën korruptive të koncesionit me Aeropotin e Vlorës. Mund ta kapni në ndonjë moment sinqeriteti dhe ndoshta mund t’ju tregojë ndonjë lidhje familjare dhe biznesi me aksionerët e pakicës në koncesionin 140 milionë euro të Aeroporit të Vlorës.

Po ju kërkoj të pyesni Belindën dhe jo Edi Ramën, sepse ju e dini që kryeministrin e keni peng tek Belinda Balluku.

Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim tjetër që Edi Rama mban ende si krahun e tij të djathtë në qeveri një të pandehur nga SPAK-u.
Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim tjetër pse Edi Rama i ka lënë një të pandehure për abuzim me tenderat gati 1 miliard euro fonde tenderash.
Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim pse Edi Rama hesht i dorëzuar përpara të pandehurës së SPAK-ut.

Ata janë së bashku në krimin e vjedhjes së buxhetit të shqiptarëve.

Prandaj, kolegë socialistë,

Nëse doni të kuptoni ç’bëhet me qeverinë tuaj të pistë dhe të korruptuar, kush do t’i marrë fondet e këtij buxheti, a do të kenë ndonjë copë miqtë tuaj të dukshëm e të padukshëm që blejnë vota për ju dhe ju duhet t’i shpërbleni – mos e lodhni kryeministrin. Prej 31 Tetorit, ai është vetëm figurant. Pyesni të pandehurën e SPAK-ut, Belinda Balluku. Ajo mban realisht çelësat e qeverisë. Dhe është e vetmja që ka fuqinë të shkarkojë Edi Ramën.

Ky është çmimi që kryeministri i Shqipërisë po paguan personalisht për sistemin korruptiv që ka ndërtuar vetë.

o I marrë peng nga zëvendëskryeministrja.
o I marrë peng nga partnerët e krimit të organizuar dhe kartelet e drogës, që po shpallen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri u krijon atyre lehtësira, leje ndërtimi, licenca kazinoje dhe çdo mundësi tjetër për të pastruar paratë. Ata, në këmbim, blejnë vota për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit të tij.

Prandaj, ky buxhet nuk është as më shumë dhe as më pak, por fatura e pengmarrjes së kryeministrit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Një faturë që shqiptarët po e paguajnë më shtrenjtë se kushdo. Dhe një faturë, që ne refuzojmë ta firmosim! Sepse ky buxhet është provë se Shqipëria sot nuk qeveriset. Ajo shfrytëzohet.

• Ne jemi kundër një buxheti që mbron të pandehurit, jo qytetarët.
• Jemi kundër një qeverie që i shërben krimit, jo njerëzve.
Ne votojmë kundër për të mos u bërë si ju – noterë të pengmarrjes nga krimi dhe korrupsioni.
• Ne votojmë KUNDËR — sepse jemi me Shqipërinë dhe jo me pengmarrësit e saj.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.