Bajaziti: Rama kënaqet duke parë se si i ka katandisur qytetarët e vendit të vet!

Bajaziti: Rama kënaqet duke parë se si i ka katandisur qytetarët e vendit të vet!

Nënkryetarja e PD, Erisa Bajaziti teksa hoqi paralelizma me protestat që po ndodhin në disa vende evropiane, u shpreh se ndryshe nga Franca, Italia dhe Belgjika, në Shqipëri këkrohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, Bajaziti tha se ajo çfarë po ndodh në Shqipëri, tregon natyrën e vërtetë të kryeministrit, i cili kënaqet duke parë se si i ka katandisur qytetarët e vendit të vet.

Sipas Bajazitit, shqiptarët tanimë e kanë kuptuar që Rama shfaq shenja jodemokratike, dhe pavarëisht kërcënimeve të tij se mund t’i frikësojë, është një betejë e humbur për kryeministrin.

Bajaziti: Këtu kërkesa e studentëve është e qartë, problematikat që kanë, ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. S’e kam dëgjuar një kërkesë të tillë në Francë, Itali dhe Belgjikë.

Tregon natyrën e vërtet të Ramës, sikur merr një kënaqësi kur sheh që i katandis qytetarët, vetëm e vëtëm për t’u mbyllur gojën. S’është i aftë t’i ndjekë në standardet evropiane, edhe pse përpiqet të kopjojë liderët evropianë.

Një kryeministër që i fut hundët në çdo pushtet dhe na del kontradiktor. Ka dalë jashtë realitet se për çfarë shërben roli i kryeministrit, kemi tiparin e një diktatori. Dhe ky s’mund të jetë një shtet demokratik.

Një kryeministër që kërkon të frikësojë shqiptarët, e ka të humbur këtë betejë, shqiptarët e kanë kuptuar që shfaq shenja jodemokratike. Shqiptarët e kanë dhëna provën që s’e duan më kryeministristër. Shoh një kryeministër që rreh qytetarët e tij dhe përdor policinë për t’i terrorizuar e dhunar ata.

Shqiptarët s’mund të shkojnë në BE në këtë gjendje. Shqiptarët po e përjetojnë në vetë të parë se çdo të thotë të jetosh, protestosh e të kërkosh të drejtat në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama s’duhet ta përdorë BE si një thupër kundër shqiptarëve.

Share it :