Aulon Kalaja zgjidhet kryetar i PD së Krujës

Aulon Kalaja zgjidhet kryetar i PD së Krujës

Partia Demokratike në Krujë ka përmbyllur procesin zgjedhor për drejtimin e degës së re të bashkuar, që përfshin edhe Fushë Krujën, sipas rregullave statutore të partisë.

Numërimi i votave konfirmoi si fitues Aulon Ylli Kalaja, i cili garoi kundër Myftar Hysen Ismailajës. Rezultati përfundimtar tregon një diferencë të theksuar në favor të Kalasë.

Në këtë proces morën pjesë 717 anëtarë të PD-së nga disa njësi të zonës, përfshirë Krujën, Fushë Krujën, Thumanën, Burizanën, Cudhin, Niklën dhe Bubqin.

Sipas të dhënave zyrtare, Kalaja siguroi 622 vota, duke marrë kështu drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Krujë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :