Andi Bejtja: Berisha nuk iu bë barrë PD-së në këtë vendim

Analisti dhe gazetari Andi Bejtja, i ftuar në Çim Peka LIVE, theksoi se me vendimin e tij, Sali Berisha nuk i është bërë barrë Partisë Demokratike.

“Berisha nuk iu bë barrë PD-së në këtë vendim. Në këtë aspekt, askush nuk mund të thotë nëse ka bërë mirë apo keq.

Ndarja që bëri me Amerikën, është figurative, sepse kur ka hedhur personin në gjyq, ka hedhur institucionin,” tha Bejtja.

Sipas tij, rruga përpara Berishës është e vështirë, por akti duhej bërë dhe duhet përshëndetur.

“Berisha ka përballë një mal të madh, sepse ka përballë Amerikën dhe Shqipërinë e Edi Ramës. Prandaj ky akt duhet përshëndetur.

Por Berisha nuk mori ngarkesë politike në këtë vendim. E la PD të lirë në rrugën e saj. Tha se fati im është fati im,” tha Bejtja

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :