Ambasadori suedez Patric Svensson ka folur mbi zgjedhjet e 21 qershorit nga të cilat na ndajnë vetëm pak ditë. Nga qyteti i Gjirokastrës Svensson ka thënë se zgjedhjet duhet të jenë sipas standardeve të larta e progresit që BE pret të ndodhë pasi janë një shans i mirë për Shqipërinë dhe integrimin, si dhe ka theksuar se blerja e votës është një fenomen që nuk duhet pranuar dhe se duhet bërë e pamundura për ta evituar.
“Shqipëria e shqiptarët meritojnë politikanët më të mirë, me kualifikimet më të mira që t’i shërbejnë popullit dhe votuesve me menyrën më të mirë të mundshme. Blerja e votës, fenomen që nuk duhet pranuar. Duhet bërë e pamundura për tu evituar. Blerja apo shitja e votave nuk është akt demokratik në asnjë vend. Shpresoj që prokuroria të bëjë progres për ta luftuar këtë fenomen. Kam parë deklarata të politikaneve që e luftojnë këtë fenomen dhe kjo eshte diçka e mirë. Duhet të veprohet praktikisht për zhdukjen e këtij fenomeni”, tha Svensson.




