Alimehmeti nxjerr fotot: Degradim i çdo aspekti komunitar dhe urban në Njësinë nr.4!
Nga Ilir ALIMEHMETI
Degradim i çdo aspekti komunitar dhe urban në Njësinë Administrative 4!
Bashkë me z. Endrison Breçani, Kryetar i Degës 4 të Partisë Demokratike, pas kërkesave të banorëve të zonës shkuam në zonën e pallateve të rrugës Myslym Keta.
Mund të shihni qartë në foto që bashkia dhe shteti e kanë harruar komplet zonën prej vitesh dhe ja disa prej problemeve që presin zgjidhje prej 6 vitesh e që mund të zgjidheshin krejt lehtë:
Një godinë rrezik për komunitetin që nuk mbahet dot në këmbë por që nuk e shembin se atu është një kabinë elektrike që nuk e spostokan dot prej shumë vitesh nga mungesa e vullnetit.
Godina është kthyer në qendër të droguarish dhe pasigurie për banorët.
Mund të shihen qartë në foto shiringat dhe çakmakët e përdorur për injektimin e drogave.
Kabujt e tensionit të lartë të varur vetëm pak metra mbi kokët e kalimtarëve.
Në krah (pjesa me bar) është zona e pallateve të shembura si të dëmtuara nga tërmeti por që në fakt Partia Demokratike dhe z. Këlliçi që para se të shëmbeshin i patën denoncuar abuzimet e bashkisë për këtë shëmbje të panevojshme.
Banorët janë ende të patrajtuar me bonus qeraje apo me strehim!
Ujërat e zeza në qiell të hapur burim infeksioni dhe risku të shëndetit publik për të gjithë zonën!
Të gjitha probleme të zgjidhshme me vullnetin e duhur dhe shumë pak impenjim, por fatkeqësisht bashkia e ka harruar komplet këtë zonë si shumë zona të tjera!












