Ishin vendosur ‘bllokadë’ përballë protestuesve te parku “Rinia”, tërhiqen forcat e policisë

Ishin vendosur ‘bllokadë’ përballë protestuesve te parku “Rinia”, tërhiqen forcat e policisë

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur te parku Rinia, te Tajvani. Ndërsa përballë tyre janë vendosur forca të shumta policie, të cilët janë bërë ‘gardh’ përballë tyre.

Por pak çaste më pas forcat e policisë janë tërhequr dhe janë larguar në drejtim të Kryeministrisë.

Më herët një protestues u shoqërua nga policia. Drejt protestuesve është hedhur masivisht ujë me presion. Gjithashtu nga pamjet shihet edhe një lëvizje e forcave të policisë duke tentuar që të shpërndajnë qytetarët.

Share it :