Alibeaj: T’i kthejmë artit dhe artistëve fierakë dinjitetin e munguar

Enkelejd-Fuat BabociNë vazhdën e takimeve  me elektoratin, kandidati demokrat, Enkelejd Alibeaj,  pati dje një takim me përfaqësues të artit dhe kulturës në qytetin e Fierit.

Status i munguar i artisteve, paga të ulëta dhe të padrejta, mungesë transparence në lëvrimin e fondeve, infrastrukturë e mjerueshme e godinës së Teatrit, hapësira të pakta për artistët e rinj, ishin disa nga shqetësimet e tyre.

“Rigjallërimi i aktiviteteve  kulturore dhe i jetës artistike në Fier do të jetë një nga prioritetet e mia kryesore në Bashkinë e re. T’i kthejmë artit dhe artistëve fierakë dinjitetin e munguar, sepse investimi dhe kujdesi për ta është investim dhe mbështetje për zhvillimin shpirtëror e kulturor të Fierit tonë”, tha Alibeaj

 

Share it :