Akuza/ PD: Rama akuzon Ajola Xoxën se është e përfshirë në pastrim parash

Selia blu i është referuar një deklarate të Kryeministrit Rama pas shpalljes në kërkim të italianit Becchetti

Luciano BociiiiEdi Rama akuzon bashkëshorten e Erjon Veliajt si të përfshirë në operacionin e pastrimit të parave të pista. Deklarata është bërë nga deputeti demokrat Luçiano Boçi. Në një prononcim për mediat selia blu iu referua deklaratave të kryeministrit rama për bllokimin e Agon Channell. “Eshtë bërë publike sot, se zonja Veliaj ka përfaqësuar në disa gjyqe pronarin e Agon Channel, pikërisht për çështjen financiare për të cilën është akuzuar klienti i saj. Ndërkohë që, dy ditë më parë, kur sapo nisi procesi për këtë rast, Edi Rama shpalli verdiktin e tij. Si prokuror madje si gjyqtar suprem, ai tha: “Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel një sukses!” Ajola Xoxa ndërkohë është në mes të gjithë kësaj historie transaksionesh si avokate e Becchettit. Nëse paratë e pronarit të Agon janë të pista, me burim kriminal, si ka mundësi që zonja Veliaj është e përfshirë”? Zoti Boçi hodhi dyshime dhe mbi punën e prokurorisë e cila nuk ka nisur ende një procedim penal për zonjën Ajola Xoxe. Sipas ligjvënësit demokrat ligji e detyron bashkëshorten e kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, të bënte denoncim pranë organeve përkatëse për aferat e zotit Becchetti.

“Zonja Veliaj, sipas dokumenteve të bëra publike sot është pikërisht avokate e z. Becchetti. Si është e mundur që ky ligj i Republikës së Shqipërisë nuk vepron dot ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt? Pse ka imunitet ajo, çfarë e mbron atë, pse nuk është e barabartë para ligjit? Pse nuk vepron ky ligj ndaj Ajola Xoxes edhe në rastin e Dzanashvillit, bosit të mafias së Ballkanit e më gjerë, avokate e të cilit është bashkëshortja e Veliajt. Dhe a ka ndonjë shpjegim, që sa herë flitet për para të pista, e pastrim parash me burim kriminal, del emri Ajola Xoxes si avokate”? Partia Demokratike ngriti dyshime se lekët e përfituara nga kontratat me Dzanazhvillin dhe Becchettin mund të jenë përdorur në fushatën elektorale të Erion Veliajt.

 

Reagimi

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i zyrës për shtyp të kandidatit për Tiranën Erjon Veliaj. Ai kërcënoi me gjyq selinë blu dhe përfaqësuesit e saj të cilët dalin dhe bëjnë deklarata për shtyp mbi këtë çështje. “Nëse nuk ndalet ky sulm, Ajola Xoxa do te ndërmarrë çdo hap ligjor për t’u mbrojtur nga këto akuza”. Veliaj akuzoi opozitën se hedh balt mbi kundërshtarin politik për të kompensuar panikun. “Nëse media të caktuara apo deputetë të opozitës do të vazhdojnë këtë sulm shpifjesh dhe fyrjesh ndaj znj. Ajola Xoxa, ajo do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të rivendosur të drejtat e saj të cenuara, duke kërkuar që shkelësit të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit”! Ndërsa vetë Bashkëshortja e ish-ministrit Veliaj, është shprehur për herë të parë në lidhje me këtë çështje. Ajola Xoxa i është përgjigjur në Instagram një prej ndjekësve të saj e cila është habitur për përfshirjen e saj në rastin Becchetti. Ajola Xoxa thotë se të gjitha janë shpifje dhe këto ia faturon fushatës. Opozita prej ditësh ka nxjerr dokumente dhe fakte që e lidhin emrin e Ajola Xoxes pas emrave të akuzuar për pastrim parash. Në çdo aferë ose akuzë të bërë nga prokuroria për çështjet e pastrimit të parave del se studio ligjore dhe zonja Xoxa kanë pasur prokurë përfaqësimi të këtyre dy individëve të përfolur.

 

Mero: E majta vazhdon te mashtrojë me premtime bosh

Kandidati i PD-së, Gjergj Mero, zhvilloi një takim me banorët e lagjes së francezëve, ku problemet më të spikatura janë papunësia, varfëria dhe banesat sociale. Në hapje të takimit kandidati Mero vuri në dukje se korçarët ashtu sikurse çdo shqiptar vuan këtë krizë të madhe për shkak të keqqeverisjes dhe braktisjes së Bashkisë. Investimet tha ai janë kryer për interes të pushtetit dhe jo për të zgjidhur hallet dhe problemet e komunitetit. Kandidati Mero tha se premtimesh boshe vijojnë ende të mashtrojnë publikun, I cili kësaj radhe nuk manipulohet më. Kandidati Mero duke shtjelluar prioritetet e programit të tij, u përqendrua tek banesat sociale, të cilat do të mbështeten si investime publike nga bashkia në bashkëpunim me kontributin e biznesit privat Kandidati Mero vijoi me një nga pikat kryesore të programit sikurse është çështja e transportit. Ai tha se do të ngrihet një shërbim me cilësi ku të gjejnë zgjidhje të gjithë shtresat e popullsisë. Duke vijuar më shtjellimin e programit, kandidati Mero iu përgjigj dhe pyetjeve specifike të pjesëmarrësve të cilët më së shumti këmbëngulën në zgjidhjen e mungesës së punësimit. Një temë e mprehtë sociale e qytetit është dhe trajtimi I të moshuarve të vetmuar çështje për të cilën, kandidati Mero tha se do të mendohet ngritja e një azili social me mbështetje nga të ardhurat e bashkisë, por edhe projekteve të shoqatave joqeveritare.

 

Alibeaj: Do t’i kthejmë gjallërinë bulevardit të Fierit

Investimi për bulevardin kryesor të Fierit ka rezultuar jo funksional për një qytet me karakter tregtar ku kryqëzohen rrugët e Shqipërisë. Qindra tregtarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë bulevardit e ngritën këtë shqetësim në një takim me kandidatin e opozitës. Ata ankohen për izolim dhe bllokim të aktivitetit pas investimit që e shndërroi bulevardin në pedonale. Shkak është bërë konceptimi i këtij të fundit si shëtitore ku vetëm një korsi është e disponueshme për automjetet dhe pa hapësira parkimi. 9 muaj qëndruam të izoluar për shkak të punimeve se nuk kalohej me makinë këtu. Tani shohim që makinat nuk kanë mundësi të parkojnë por vetëm të kalojnë dhe thonë që edhe kjo do të jetë me orar të kufizuar. thotë një tregtar bizhuterish një tjetër tregtar thotë se kjo nuk është rastësi por bashkia e ka bërë qëllimisht këtë për të bllokuar xhiron e tregtarëve këtu me qëllim qe diku tjetër ( qendra tregtare etc ) të ketë përfitime nuk na pyetën fare dhe nuk e dinim se do bëhej kështu thotë një pronar butiku. po ta dinim nuk do lejonim që të merrte këtë formë rruga. thonë që kreu i bashkisë ka aksione te etc dhe po të shikosh të gjithë bizneset po shkojnë nga rruga e unazës. edhe tregun i shumicës do bllokohet për këtë qëllim Enkelejd Alibeaj u tha tregtareve se në krye të bashkisë së Fierit do të ulë taksat për biznesin dhe do vendosë bashkërisht me tregtarët për mënyrën se si do të funksionojë qarkullimi i automjeteve në bulevardin kryesor.

Share it :