AKU të kontrollojë fast-food-et!”, ish-ministri i Bujqësisë ngre alarmin për mishin me salmonelë

AKU të kontrollojë fast-food-et!”, ish-ministri i Bujqësisë ngre alarmin për mishin me salmonelë

Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ngriti alarmin për përdorimin e mishit të pulës të dyshuar me salmonelë që ka hyrë në vend prej javësh. Ai i kërkoi AKU-së që të shkojë në njësitë e ushqimit të shpejtë që të bëjë kontrollin e e gatimit të ushqimit që frekuentohet më shumë nga të rinjtë.

“Salmonela është një bakter shumë i përhapur, është një enterobakter pra që popullon normalisht trakin intestinal. Është i përhapur shumë në natyrë, ndodhet në shumë specie. Salmuleve që është identifikuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe i quajtur Salmonela Tifimurium, shkakton Tifon.

Është një salmonelë, i cili është zonotike, pra prek edhe njeriun, se ka dhe salmonela që janë specifike për specien, për shembull, prek vetëm shpendin. Kurse kjo Salmolelë, që është identifikuar nga instituti, është një salmolelë që prek njeriun, prandaj, ka përbërë dhe përbën një shqetësim jashtëzakonisht të madh.

Depërton mukozën e zorrët dhe futet në qarkullimin e gjakut, dhe kjo mund të ndodhë tek persona me imunitet të kompromentuar, me imunitet të ulur, që janë zakonisht moshat e avancuara, por edhe fëmijët që akoma nuk e kanë të konsoliduar imunitetin, këtu mund të kemi natyrisht forma të rënda që mund të jenë kërcënuese edhe për jetën, prandaj është një diçka shumë serioze.

Fakti është që kur identifikohet ky bakter në produktet me origjinë shtazore ose në produktet ushqimore në tërësi jepet alarm i kuq që të konsiderohet një diçka shumë serioze dhe masat janë drastike.

Pra, po të shikoni gjithë protokollet e masave që merren kur ky bakter identifikohet si i pranishëm në produktet ushqimore, në rastin tonë produkt me origjinë shtazore është konstatuar në një fileto të ngrirë pule që vjen nga një vend që është jashtë Bashkimit Europian, vjen nga Brazili, prandaj çdo produkt që vjen nga këto vende të treta dhe që nuk vjen nga Bashkimi Europian konsiderohet i dyshimtë dhe vëmendja duhet të jetë e madhe.

Duhet të jap një mesazh për konsumatorin. Natyrisht njerëzit konsumojnë mish pule, aq më tepër për standardin shqiptar të konsumatorit, që është dhe mish i lirë. Të bëjnë kujdes që ta gatuajnë mirë në rast. Një fileto pule futet në furrë në temperaturë dyqind gradë për të paktën njëzet minuta, arrihet temperatura kritike në pulpë prej mbi 70 gradë dhe asgjësohet, pra pak vëmendje.

Apo futja e këtij mishi në një tenxhere presioni për 10 minuta e asgjëson, por problemi nuk është se këtë e ke në dorë ti, por çfarë ndodh në fast food-et se ky është problemi.

Unë do t’i sugjeroja Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që të shkojë në fast food dhe të kontrollojë me termometër, temperaturën e gatimit të filetove të pulës, po dhe filetove të mishit që vijnë nga vende me origjinë të tretë, ta bëjë këtë kontroll në mënyrë që t’i ofrojmë garancinë e duhur të konsumatorit dhe të qetësojmë opinionin publik”- tha Panariti.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.