Aksionet antidrogë/ Gjirokastra, epiqendra e mbjelljes së kanabisit, policia aksione në gjithë vendin

kapen lende narkotikePolicia e Tiranës ka shkatërruar 1 mijë rrënjë drogë dhe në pranga ka vënë kultivuesin e tyre. Ndërsa në Gjirokastër dhe Sarandë janë asgjësuar disa parcela kanabis sativa

Qindra mijëra rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar gjatë ditës së djeshme në operacione të ndryshme të uniformave blu. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se në të gjithë Shqipërinë kanë vazhduar aksionit antikanabis. Gjatë këtyre operacioneve efektivët e policisë kanë ndaluar tre persona dhe ndërkaq janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë. Në këto operacione në të gjithë Shqipërinë janë zbuluar dhe asgjësuar më shumë se 5700 rrënjë kanabis sativa.

 

Aksioni në Tiranë

Më shumë se 1000 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar, gjatë ditës së djeshme nga efektivët e komisariatit numër 6 në policinë e Tiranës. Bima narkotike u gjet në fshatin Mucallie dhe Caushaj të Tiranës. Bima narkotike dhe ishte me një gjatësi prej 1 metër. Pas zbulimit të drogës, efektivët blu kanë bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm në flagrancë të shtetasit Ardian Sula, 44 vjeç, banues në Tiranë pasi dyshohet se është kultivues i bimës narkotike. Sipas Policisë Sula është i dënuar edhe më parë për veprat penale “vjedhje dhe plagosje”. Në lidhje me këtë person dosja me materiale i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

 

Në Tepelenë

Në fshatin Luzat të Tepelenë janë zbuluar dhe asgjësuar 3130 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Gjatë këtij aksioni në prangat e policisë është vënë menjëherë kultivuesi i bimës narkotike, shtetasi Bledar Ballia. Burime zyrtare nga policia thanë se, Ballia është vënë në pranga pasi u gjet duke punuar në parcelat ku ishte mbjellë kanabisi.

 

Policia Sarandë

Gjatë një operacioni antikanabis, policia e Sarandës ka zbuluar dhe asgjësuar 115 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Memoraq. Bima narkotike u zbulua afër Kishës Panaja, në vendin e quajtur Hustova, në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar pa pronare, ku gjatësia e tyre arrinte deri në 190 centimetra. Efektivët e Sarandës kanë bërë edhe asgjësimin e plotë i bimëve narkotike më djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Në Gjirokastër

Gjatë ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjësimin e 350 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Zenelaj, komuna Cepo Gjirokastër si dhe 21 rrënjë bimë narkotike në fshatin “Asim Zeneli” Gjirokastër. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i Vladimir Novit, 61 vjeç, banues në fshatin Zenelaj, Gjirokastër, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 350 bimëve ne vendin e quajtur “Korie” mbi fshatin Zenelaj. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i Pëllumb Danajt, 59 vjeç banues në fshatin “Asim Zenel”, në parcelën e tij u gjetën 21 rrënjë kanabis.

 

Aksioni në Përmet

Gjatë një aksioni të djeshëm nga strukturat e policisë së komisariatit Përmet u bë asgjësimi i 1100 rrënjëve bimësh narkotike kanabis sativa të kultivuara në një parcelë të marrë me qira në fshatin Odrican, Përmet. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalimi i Përparim Bejkos, 55 vjeç, banues në Durrës. Si dhe u shpallën në kërkim Bilke Zoto,29 vjeç, banues në Përmet, Fatmir Zhupa, 39 vjeç, banues në Gjirokastër. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin,kanë kultivuar në një parcelë të marrë me qira, në fshatin Odrican të Përmetit, 1100 bimë narkotike të llojit kanabis.

 

Në burg Baki Çoku, i akuzuar për terrorizëm. Nuk thotë asnjë fjalë në gjykatë

 I arrestuar për akuzën e terrorizmit, 40-vjeçari Baki Çoku do të rrijë në qeli. Ky është vendimi që ka dhënë ditën e djeshme Gjykata e Lushnjës, e cila vendosi ta lerë në burg atë duke pranuar kërkesën e prokurorisë. Sipas prokurorit të çështjes Artan Hazbiu, 40-vjeçari Çoku do të hetohet edhe në Shqipëri për veprën penale të “krijimit të organizatës kriminale” e njëjta akuzë që është ngritur edhe nga shteti italian. Gjatë seancës mësohet se Baki Çoku nuk ka thënë asnjë fjalë. Por pas përfundimit të saj ai ka bërë një bisedë të shkurtër me të vëllanë në prani të policëve që e shoqëronin. Bledar Çoku vëllai i dytë i Bakiut i shoqëruar edhe ky në polici tre ditë më parë, thotë se shkak për arrestimin janë disa fotografi që Bakiu ka bërë në fejesën e nipit të tij me shtetasen italiane Maria Xhulia Serxho e konvertuar në Fatima. Prokuroria e Lushnjës u ka sekuestrua dy vëllezërve telefonat celularë me të cilët kanë biseduar ditë më parë me nipin e tyre në Siri, Aldo Koduzi. Baki Çoku u arrestua në banesën e tij pas urdhrit për arrest ndërkombëtar dhënë nga Interpol Roma. Ekstradimi i tij drejt Italisë do të kryhet në një moment të dyte pasi të përfundojnë hetimet e nisura nga prokuroria e Lushnjes.

 

Gjendet arsenal armësh, i përkasin grupit që sulmoi policinë

 Arbjon dhe Alban Aliko, të dyshuar si organizator të grupit të zjarrit dhe autor të vrasjes së efektivit të policisë Ibrahim Basha më 24 qershor në Lazarat, rezultojnë persona të njohur për të shkuarën e tyre kriminale në regjistrat e Policisë së Shtetit. Dy vëllezërit Aliko do të hetohen dhe për dëmtim të pronës me eksploziv thanë burime nga Krimet e Rënda. Sipas tyre, Arbjoni dhe Albani ishin shpallur në kërkim prej muajit mars 2015 dhe për vendosjen e tritolit në disa banesa në Lazarat menjëherë pas arrestimit të shokut të tyre Thimjo Ceka. Pas arrestimit të Cekës, policia e Gjirokastrës shpalli në kërkim Arbion Adil Alikon, Alban Adil Aliko, Viktor Xhemil Alikon, dhe Bervin Kastriot Basho. Këta persona dyshohet se kanë qenë të përfshirë dhe në grupin e zjarrit të 24 qershorit, ndërsa ende operacioni vazhdon në zonën e Lazaratit si dhe i është kërkuar ndihmë Interpolit për arrestimin e Bervin Bashos. Dy vëllezërit Aliko pas arrestit me burg janë vendosur në burgje të veçuara, ku Arbjoni qëndron në burgun 302 në Tiranë dhe Albani në atë të riedukimit në Kavajë për shkak të moshës së mitur. Gjatë ditës së djeshme policia ka gjetur një arsenal armësh që dyshohet se i përkasin grupit që sulmoi policinë me datën 24 qershor në Lazarat. Policia ka zbuluar vendin ku autorët e sulmit mbi policinë kishin fshehur arsenalin e armëve. Në afërsi të shkollës së mesme të fshatit, rreth 50 metra larg vendit nga u sulmua policia, armët ishin fshehur në një pusetë uji. Brenda pusetës janë evidentuar armë të rënda e të lehta dhe municione luftarake. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për përpunimin shkencor të armatimit të përdorur nga banda kriminale e Arbjon Alikos. Në këtë ngjarje u vra në krye të detyrës oficeri i RENEA-s Ibrahim Basha.

 

Share it :