Aksidentohen makinat në Vlorë, një i lënduar

Një aksident mes dy makinash është raportuar në Vlorë, ku si pasojë një person është plagosur lehtë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur ish Vefa, Vlorë, një mjet tip “Ford” me drejtues shtetasin V. M, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin A. Gj.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë një nga pasagjerët e mjetit “Volkswagen ”, shtetasi A. K., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :