Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, në afërsi të fshatit Spiten.
Nga informacionet paraprake, mësohet se dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën dhe për pasojë Arjan Bejtja, shef i Regjimit të Brendshëm në burgun e Shënkollit, ka ndërruar jetë.
Në aksident, janë plagosur dy të tjerë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes së aksidentit.




